Home / Lajme / Rajon / Ndalohet mbështetësit e protestës nga Maqedonia

Ndalohet mbështetësit e protestës nga Maqedonia

14 janar-“Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës, nga autoritet e Maqedonisë. Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore ‘Serbia nuk kalon!’”.

Policia ju ka dhënë pesë minuta afat aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të largohen nga Besiana, përndryshe Njësia Speciale ka paralajmëruar që të ndërmarrë masa.

Një nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ka biseduar me udhëheqësit e Vetëvendosjes, duke kërkuar nga që ta përfillin urdhrin e policisë, raporton Telegrafi.

Por, Vetëvendosja nuk është pe, ndaj policia po pret urdhrin për ndërhyrje. /Telegrafi/

E plotësuar – Qindra protestues janë mbledhur në udhëkryqin Karaqevë – Dheu i Bardhë, i cili gjendet 200 metra larg pikës kufitare. Protestuesit po brohorasin “UÇK – UÇK”.

Veturat janë duke kaluar pa u penguar, ndërsa asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë kufitare që nga fillimi i protestës, raporton KosovaPress.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se qëllimi i protestës së tyre deri me tani është arritur pasi që asnjë kamion nga Serbia nuk ka kaluar.

”Derisa Serbia nuk kalon dhe asnjë kamion serb nuk kalon nëpër këtë pikë atëherë Serbia nuk ka kalua”, ka thënë Ahmeti.

Reporter i Express ka thënë se gjendja është e qetë dhe se liderët e Vetëvendosjes vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët me targa të Kosovës të kalojnë lirshëm pa u penguar.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para protestuesve në Besianë, ku ka thënë se asnjë polic mos të preket, sepse ata arritën qëllimin e tyre, masat e reciprocitetit me Serbinë, meqë asnjë kamion serb nuk është hyrë në Kosovë dh se ky ka qenë qëllimi i tyre.

Sipas reporterit të Expressit Policia është duke hedhur sprej drejt protestuesve tek udhëkryqi i Besianës.

Ndërkohë, raportohet se një policë është lënduar, ndërsa sipas Vetëvendosjes, pasi njëri prej protestuesve të Shqipërisë ka nxjerrë flamurin kombëtar, Policia e Kosovës ka filluar t’i rrahë përkrahësit e ardhur nga Shqipëria. /Telegrafi/

E plotësuar – Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë bllokuar në hyrje të Besianës.

Sipas reporterit të Telegrafit, ata momentalisht nuk po lejohen të kalojnë në drejtim të pikës kufitare në Merdare.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur para aktivistëve të mbledhur në Besianë, që të jenë të qetë. Ai u shpreh i vendosur për të realizuar qëllimin që ia ka vënë Lëvizja vetes.

Banorët e fshatrave të Merdares , kanë dalë skaj rrugëve, për t’iu bashkuar Lëvizjes. Deri tash, sipas reporterit të Telegrafit, nuk ka pasur aksidente e as eksese.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për shtyp, thotë se autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.

“Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të Policisë së Kosovës në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdares”.

Ndërkohë, duke filluar nga ora 11.30, Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë qytetarët, thuhet në komunikatë.

“Në magjistralen Prishtinë-Besianë, drejtë pikës së Merdares, aktivistët tanë janë ndaluar për legjitimim nga punktet e shumta të Policisë së Kosovës. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësoj udhëtimin dhe t’i vonojë aktivistët në protestën e paraparë nga ora 13”.

Mbështetësit e Lëvizjes nga Shqipëria, janë ndaluar në kufirin e Morinës nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi.

“Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës, nga autoritet e Maqedonisë. Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore ‘Serbia nuk kalon!’”.

Lëvizja Vetëvendosje e dënon cenimin e të drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“U bëjmë thirrje Policisë që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet”. /Telegrafi/

E plotësuar – Rreth 500 protestues të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur te Dheu i Bardhë, përderisa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata 300 metra larg piks kufitare.

Dardan Mulliqaj ka thënë për InfoGlobin se tashmë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me deputet, janë nisur për në pikat kufitare te Dheu i Bardh dhe Merdare.

“Ne tanimë jemi rrugës për në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdare jemi nisur rreth orës 11:30 min. Tani jemi në dalje të qytetit të Gjilanit” ka konfirmuar Dardan Mulliqaj nga lëvizja Vetëvendosje.

Në rrugë kontrollimin janë duke e bërë Policia e Trafikut, kurse pas tyre janë barrikaduar Njësia Speciale.

Reporteri i gazetës Express thotë se deri me tani situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Nga ana tjetër, në Merdare Policia e Kosovës ka vënë dy postblloqe me një largësi pesëkilometërshe njëra me tjetrën dhe nuk po lejon kalimin e asnjë qytetar, me përjashtim të gazetarëve dhe KFOR-it.

Policia në një postbllok tjetër afër kufirit po bën kontrollimin e qytetarëve me letërnjoftime.

Express raporton se rruga deri në kufij është pothuajse e zbraztë, derisa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policore. Njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur për Kosovapress se në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, Policia e Kosovës po pengon qëllimisht kalimin e dy autobusëve me përkrahës të Vetëvendosjes që kanë ardhur nga Shqipëria.
Xhelal Sfeçla, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se përkrahës të kësaj lëvizjeje, të cilët janë duke ardhur nga Shqipëria për në Kosovë për të përkrahur Vetëvendosjen në protestën e saj, janë duke u penguar qëllimisht nga Policia e Kosovës që të hynë në Kosovë.

Ai thotë se rrugëtimi, përbrenda territorit të Kosovës në drejtim të Mendarës dhe Dheut të Bardhë, është duke ecur pa ndonjë pengesë.

“Deri më tani nuk vërejmë ndonjë pengës serioze përpos vonesave. Te pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, autobusi jonë me qëllim është duke u vonuar nga Policia e Kosovës, me arsyen se sistemi ju ka dështuar, mirëpo për neve këto janë çështje burokratike. Aktualisht dy autobus janë të bllokuar në këtë pikë kufitare”, ka thënë Sfeçla.

Express raporton se Policia e Kosovës është duke bërë edhe kontroll të rreptë të udhëtarëve që hynë në Prishtinë nga qytetet e tjera të Kosovës. Ndërsa, siç raporton Zëri, mësohet se edhe gjatë rrugës Prishtinë-Merdarë ka numër të shtuar të forcave policore, ndërsa numri më i madh i tyre është i përqendruar në hyrje të qytetit të Podujevës.

Nga ana tjetër, Albin Kurti, në nisjen nga Prishtina ka thënë se protesta do të jetë paqësore. Ai ka shtuar se prezenca e shtuar e forcave policore nuk do ta zmbrapsë atë dhe lëvizjen nga aksioni i paralajmëruar dhe se nuk do të pengohet lëvizja e lirë e njerëzve por vetëm e mallrave serbe.(marre nga Telegrafi.com)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *