Home / Lajme / Maqedoni / Ndërpritet lustrimi për ish funksionarë, gazetarë, anëtarë të organizatave, avokatë dhe ndërmjetësuesë

Ndërpritet lustrimi për ish funksionarë, gazetarë, anëtarë të organizatave, avokatë dhe ndërmjetësuesë

25 janar-Sipas Gjykatës, me lustrimin e këtyre personaliteteve hyhet në integritetin moral dhe dinjitetin, me ç’rast ngriti procedurë për këto nene të Ligjit për lustrim.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli masë të përkohshme për ndalimin e 13 neneve të Ligjit për përcaktimin e kushtit shtesë për kryerjen e funksionit publik, gjegjësisht Ligjit për lustrim.

Lustrimi ndërpritet për ish funksionarë, gazetarë, anëtarë të organizatave, avokatëve dhe mediatorëve.

Sipas Gjykatës, me lustrimin e këtyre personaliteteve hyhet në integritetin moral dhe dinjitetin, me ç’rast ngriti procedurë për këto nene të Ligjit për lustrim.

Gjykata Kushtetuese e kontestoi edhe kohëzgjatjen e Ligjit, pasi që në të nuk është precizuar deri kur do të zgjasë ky proces.

Vendimi final i Gjykatës Kushtetuese për dispozitat e kontestuara të Ligjit për lustrim pritet për rreth dy muaj.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *