Home / Lajme / Maqedoni / Në aeroportin e Shkupit konfiskohet një sasi e madhe e telefonave celularë

Në aeroportin e Shkupit konfiskohet një sasi e madhe e telefonave celularë

13 janar-Telefonat janë gjetur te dy shtetas kosovarë me dokumente serbe dhe sipas deklaratave të tyre janë furnizuar nga Dubai dhe dedikohen për tregun në Kosovë. Telefonat janë paketuar në katër çanta udhëtimi dhe një qese prej letre. Janë gjetur vetëm aparatet, ndërsa kutitë dhe bateritë për telefonat supozohet se janë transportuar në mënyrë tjetër.

Dogana e Maqedonisë sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit “Leka i Madh” konfiskoi 770 telefona celularë të markave iPHONE, HTC, Nokia, Samsung. Prej tyre, për rreth 240 ekziston dyshimi se janë të falsifikuara, gjegjësisht janë shkelur të drejtat për pronësi intelektuale.

Telefonat janë gjetur te dy shtetas kosovarë me dokumente serbe dhe sipas deklaratave të tyre janë furnizuar nga Dubai dhe dedikohen për tregun në Kosovë. Telefonat janë paketuar në katër çanta udhëtimi dhe një qese prej letre. Janë gjetur vetëm aparatet, ndërsa kutitë dhe bateritë për telefonat supozohet se janë transportuar në mënyrë tjetër.

Vlera e telefonave, sipas dokumenteve të cilat janë gjetur, është rreth 60 mijë dollarë, ndërsa me pakicë çmimi i tyre do të arrinte edhe mbi 100 mijë dollarë.

Gjatë hetimit një person ka deklaruar se është transportues për një firmë nga Kosova e cila në llogarinë bankare në Dubai ka transferuar 60.000 dollarë me të cilat me para në dorë i ka blerë telefonat, ndërsa personi tjetër ka deklaruar se telefonat nuk janë të tij dhe se i akuzuari i parë e ka lutur në aeroportin në Vjenë t’i bëjë shërbim dhe të transportojë një qese.

“Pas dokumentimit të ngjarjes në tërësi do të ngritet procedurë për shkelje dhe nëse në të përcaktohet se është ashtu, do të shqiptohet gjobë dhe masë për marrjen e aparateve. Meqë bëhet fjalë për shtetas të huaj procedura duhet të përfundojë për disa ditë, ndërsa përderisa merren telefonat me to më tej do të disponojë Agjencia për konfiskimin e pronës”, deklaroi drejtori i Drejtorisë doganore, Vanço Kargov.

Malli i konfiskuar është mbajtur përkohësisht.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *