Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivar reshje intensive të borës

Në Gostivar reshje intensive të borës

6 janar-Reshjet intensive në Gostivar, e ngadalësuan komunikacionin edhe në rrugët e tjera magjistrale dhe rajonale. Sipas informacioneve nga terreni, në qafën malore Starzhë dhe rajonin e Mavrovës, që në mëngjes kanë rënë pesëmbëdhjetë centimetra të reja bore.

Për shkak të shtresës së borës në korsinë e rrugës që në mëngjes është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve transportuese të rënda në aksin rrugor Gostivar-Hanet e Mavrovës-Dibër.

Reshjet intensive në Gostivar, e ngadalësuan komunikacionin edhe në rrugët e tjera magjistrale dhe rajonale. Sipas informacioneve nga terreni, në qafën malore Starzhë dhe rajonin e Mavrovës, që në mëngjes kanë rënë pesëmbëdhjetë centimetra të reja bore.

Bora do të vazhdojë të bie edhe pasdite, me çka, në pajtim me parashikimet e sinoptikëve, pritet të bien midis 25 dhe 35 centimetra borë.

Komunikacioni, siç njoftuan nga SPB Tetovë, në Gostivar po zhvillohet me kushte dimri, por pa ngecje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *