Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni reshje intensive të shiut, ndërsa pasdite edhe dëborë

Në Maqedoni reshje intensive të shiut, ndërsa pasdite edhe dëborë

6 janar-Siç njoftojnë nga DPHM, në Tetovë dhe Gostivar për momentin bie shi dhe dëborë. Në malet në Maqedoninë Veriperëndimore, në Mavrovë – Pozharan ka reshje më intensive të borës.

Moti sot në Maqedoni është me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshjet e shiut do të kalojnë në borë të cilat përkohësisht do të kenë edhe karakter intensiv dhe do të formohet shtresë e re e dëborës. Do të fryjë erë veriore e përforcuar, e cila herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Siç njoftojnë nga DPHM, në Tetovë dhe Gostivar për momentin bie shi dhe dëborë. Në malet në Maqedoninë Veriperëndimore, në Mavrovë – Pozharan ka reshje më intensive të borës.

Nga Lidhja Automote e Maqedonisë njoftojnë se për shkak të reshjeve të mëdha të borës në aksin Mavrovë-Dibër ka ndalesë për automjetet transportuese të rënda.

Temperatura e mëngjesit ishte prej minus dy deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej një deri në katër gradë Celsius. Pasdite për shkak të rënies së masës më të ftohtë temperaturat do të ulen.

Moti në Shkup është me vranësira dhe fillimisht me reshje të shiut, ndërsa pastaj në orët e pasdites reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar dhe e fuqishme veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në dy gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *