Home / Lajme / Maqedoni / Në muzeun e Tetovës vetëm dy shqiptarë të punësuar

Në muzeun e Tetovës vetëm dy shqiptarë të punësuar

27 janar-“Punësimet e fundit që janë bërë në këtë muzej, janë dy me shkollë të lartë që të dy maqedonas, dy me shkollë të mesme njëri shqiptarë dhe 4 roje të gjithë maqedonas. Pra jemi vetëm dy shqiptarë, kurse kemi një sërb që është pranuar vjet dhe një punëtore e komunitetit bosnjak. Prej gjithsej 17 sa jemi të punësuar 13 janë të komunitetit maqedonas, dy shqiptarë, një sërb dhe një bosnjake”, thotë Luljeta Palloshi, e cila në këtë institucion punon që nga viti 1994.

Urim Hasipi
Krahas përqindjes së ulët të projekteve shqiptare të cilët miratohen nga ana e Ministria e Kulturës, poashtu edhe përqindja e të punësuarve shqiptarë është shumë e ulët, sidomos në institucionet e kësaj ministrie në qytetet me shumicë shqiptare. Kësisoji është edhe me institucionin nacional “Muzeu i rrethit të Tetovës” ku prej 17 të punësuarve vetëm dy janë shqiptarë ndërsa tjerët janë të komunitetit maqedonas, bosnjake dhe sërb. Shqiptari i fundit i punësuar në këtë institucion është që nga viti 2006 ndërsa vitin e kaluar ka marrë vendim. Sipas arkeologës së vetme shqiptare në këtë institucion Luljeta Palloshi, nga gjithsej 17 të punësuar vetëm dy janë shqiptarë. “Punësimet e fundit që janë bërë në këtë muzej, janë dy me shkollë të lartë që të dy maqedonas, dy me shkollë të mesme njëri shqiptarë dhe 4 roje të gjithë maqedonas. Pra jemi vetëm dy shqiptarë, kurse kemi një sërb që është pranuar vjet dhe një punëtore e komunitetit bosnjak. Prej gjithsej 17 sa jemi të punësuar 13 janë të komunitetit maqedonas, dy shqiptarë, një sërb dhe një bosnjake”, thotë Luljeta Palloshi, e cila në këtë institucion punon që nga viti 1994. Sipas saj, përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion është shumë I ulët kurse ka nevojë që të punësohen, arkeolog, historian të artit, ndërsa thekson se kuadër shqiptarë ka por ato janë pa punë. Këtë fakt e pranon edhe drejtori Sreçko Jovanovski. Ai thotë se të dhënat për përfaqësimin adekuat i ka dërguar edhe në qeverinë e Republikës së Maqedonisë. “Në Muzeun e Tetovës ka 17 të punësuar. Prej tyre dy janë shqiptarë, një sërb dhe një boshnjake. Të tjerët janë maqedonas. Për punësimet e fundit që janë bërë kemi njoftuar edhe Qeverinë e Maqedonisë për përfaqësimin adekuat të etniteteve tjera. Janë dhënë vendime për 1 shqiptarë, një sërb, një boshnjake dhe 4 maqedonas”, thotë Jovanovski. Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë Muhamet Hoxha, rikujton institucionet nga obligimet që dalin me marrëvshjen e Ohërit. “Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është obligim kushtetues që buron ng Marrëveshaje e Ohërit dhe duhet të respektohet nga të gjitha institucionet. Në ato institucione që përfaqësimi nuk është në nivelin e duhur, duhet që në programët e tyre vjetore të kenë parasysh këtë obligim dhe të ndërmarrin masa për rritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive jo shumicë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar që të implementojë të gjitha obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohërit me ç`rast qeveria e Maqedonisë përkatësisht Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit endjek dhe e koordinon këtë shtyllë kryesore të Marrëveshjes së Ohërit”, thotë Hoxha.Ministria e Kulturës në kuadër të programës për vitin 2012, për projektet që do të realizohen nga ana e muzeut ka miratuar 8 projekte prej tyre një është që ka të bëjë me kulturën shqiptare në lidhje me kolekcionet e Mehmed Palloshit dhe monumentet nga periudha osmane, kurse tjerat janë një lokalitet nga kultura maqedonase në fshatin Bërvenicë, Gradishtë në Tearcë, Kiril Pejçinovic, sanimi i kulmit të Muzeut në lagjen më të lartë të Tetovës dhe një punëtori për fëmijë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *