Home / Lajme / Maqedoni / Ngushllimet e turpshme

Ngushllimet e turpshme

-Opinion-
4 janar-Së fundmi vetë Maqedonasit në diasporë kanë festuar për vdekjen e këtij njeriu, ndërsa është aspurde që shqiptarët të shprehin ngushllime.Pavarësisht këtyre, ai do të mbahet mend nga shqiptarët si njeriu që solli shumë vuajtje, pikëllime,trishtime, padrejtësi dhe zullume për popullin shqiptar në Maqedoni. Ai mund të ishte gjithçka por jo edhe një president për shqiptarët.

Urim Hasipi
Vdekja e ish kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, si duket ngjalli shpirtërat e trazuar dhe të lig të shumë njerëzve dhe institucioneve të cilët vetë, Kiro-ja, sa ishte gjallë i kishte injoruar haptazi. Më habit fakti se si shumë shqiptarë morrën guximin për të ngushlluar njeriun i cili publikisht kishte përkrahur politikën e Millosheviqit.Qajnë dhe vajtojnë disa pa pikë turpi për një njeri i cili për sa kohë ishte president, asgjë të mirë nuk u solli shqiptarëve, madje do të rikujtoj se Gligorov, ka qenë një ndër fytyrat më të urryer nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë. Për tetë vite sa udhëhoqi me këtë shtet, i ndjeri, asnjëherë në asnjë moment nuk e pranoi se është kryetar edhe I shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Do të shkoj më larg dhe do të them se ai në shumë raste iniconte edhe urrejte tek bashkëkombasit e tij ndaj shqiptarëve, pasi që këta të fundit kishte pretendime territorale ndaj Maqedonisë. Tipike për një mentalitet pro-sërb, tipike për një mentalitet të shoshitur antishqiptar. Vdekja e ish kryetarit të Maqedonisë, lirisht mund të barazohet me vdekjen e Millosheviqit, pasi që të dy ishin anti-shqiptarë të njohur dhe këtë e shprehinin edhe publikisht. Së fundmi ai kishte propozuar një korridor që do të kalonte nëpër Maqedoni, për të dëbuarit nga Kosova me dhunë nga ana e Millosheviqit, për në Shqipëri. Ai ishte bashkëhartues dhe bashkëpjesëmarrës i hartimit të kushtetues së vitit 1991 e cila cungoi të drejtat themelore të shqiptarëve, që garantoheshin me kushtetutën e vitit 1974.Dhe sot, në fakt vdekja e këtij njeriu duhet të gëzojë shtetin e ri të Kosovës, sepse ai ishte kundërshtarë i përbetuar me arsyetimin e njohur se Kosova është pjesë e Sërbisë dhe është kërcënim për paqën në Ballkan. Sot presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, del dhe thotë se Kiro Gligorovi kinse ka luajtur rol të madh për stabilitetin e Maqedonisë dhe tranzicionin në këtë vend por edhe më gjërë. Në vijë të këtij ngushllimi janë edhe ngushllimet e kryeministrit Hashim Thaçi, presidentit të Shqipërisë Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha. Udhëheqësia e Shqipërisë nuk më habit aspak për lojalitetin ndaj shtetit Maqedon, por më habit ky lojalitet i tepruar dhe tmerrësisht irritues i udhëheqësisë së Kosovës. Ai sa ishte gjallë nuk e njohu Kosovën dhe kërkonte zgjidhje brenda institucioneve të Sërbisë të udhëhequra nga Millosheviqi. Çka i lidh Atifeten dhe Hashimin me Kiro Gligorovin? Çka kanë të përbashkët me këtë njeri? Asgjë, Hashim Thaçi vepron politikisht në kohën kur Kiro-ja ishte në pension, asnjë lloj bashkëpunimi skanë pasur. Pse e morrën guximin që shprehin ngushllime kur duhej të përshëndesnin vdekjen e këtij njeriu i cili lirisht mund të quhet diktator ndaj shqiptarëve. Për të ardhur keq është guximi i institucionit më të lartë arsimor tek shqiptarët Universitetit Shtetëror të Tetovës, të cilët ngushlluan vdekjen e Kiro-s, kur ky i fundit asnjëherë nuk e pranoi dhe legjitimoi këtë universitet madje ishte kundërshtar më i zëshëm. Është e pakuptimtë që të ngushëllosh vdekjen për një njeri i cili u rit dhe u shkollua në Shkollat e Beogradit, u krijua dhe udhëhoqi në frymën e Rankoviqit. Kryeministri i Kosovës dhe presidentja, kur kanë marrë guximin të ngushëllojnë vdekjen e këtij njeriu është dashur të kenë parasysh, vrasjet ndaj shqiptarëve, në Bit Pazar, Ladorishtë, ngjarjet e Gostivarit, intervenimet policore dhe mohimin e ekzistimit të Universitetit të Tetovës, arrestimet e shumë njerëzve, aksionet policore në shumë fshatra, dënimet e pafajshme të studentëve dhe intelektualëve shqiptarë. Për sa kohë që ai ishte kryetar shteti por edhe pas ai asnjëherë nuk u disancua nga politika antishqiptare dhe antikosovare.Nëse sot ngushllohet Kiro-ja, nesër asgjë nuk na kushton të harrojmë të bëmat e Cërvenkovskit, Fërçkovskit e të tjerëve të njohur shumë mirë për shqiptarët e Maqedonisë dhe ti ngushllojmë dhe të themi se ata kontribuan për paqën, stabilitetin dhe tranzicionin në rajon. Nëse jo më pak, sot këta njerëz duhej të solidarizoheshin me familjet e të burgosurve politik, shtëpitë e djegura dhe të bastisura, familjet e të vrarëve në Bit Pazar, Ladorishtë e Gostivar e gjetiu në Maqedoni, sepse nga ky njeriu këta familje pësuan trauma që ende janë gjallë në memorien e popullit shqiptar të Maqedonisë. Hashim Thaçi dhe Atifete Jahjaga, duhet ta dijnë se në kohë dhe në momente të vështira, përkrahjen e patën pikërisht nga shqiptarët e Maqedonisë, madje vetë Thaçi e di më së miri këtë. Së fundmi vetë Maqedonasit në diasporë kanë festuar për vdekjen e këtij njeriu, ndërsa është aspurde që shqiptarët të shprehin ngushllime.Pavarësisht këtyre, ai do të mbahet mend nga shqiptarët si njeriu që solli shumë vuajtje, pikëllime,trishtime, padrejtësi dhe zullume për popullin shqiptar në Maqedoni. Ai mund të ishte gjithçka por jo edhe një president për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *