Home / Lajme / Maqedoni / Një pjesë e akseve rrugore të kalueshme vetëm për automjete terreni

Një pjesë e akseve rrugore të kalueshme vetëm për automjete terreni

16 janar-Nga QMK Tetovë informojnë se situata në të gjitha akset rrugore rajonale dhe lokale janë normale, përveç aksit rrugor në fshatin Galiçnik- fshati Mavrovë, i cili ende nuk është pastruar dhe për momentin punohet në pastrimin tij. Në fshat ende gjenden 12 persona të cilët kanë kushte për jetë dhe janë furnizuar me ushqim.

Aksi rrugor lokal i fshatit Pobozhje -fshati Tanush është i kalueshëm vetëm për automjete terreni, informon Qendra për menaxhim me kriza.

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Hasanbeg, në pjesën nga xhamia drejt fshatit Stajkovc, ka riorientim të linjave të autobusëve, të cilat kalojnë në këtë drejtim 65, 65A, 65B dhe 65V përmes rrugës së Haraçinës dhe vazhdon në unazën.

Për shkak të mbylljes së urës në Saraj, autobusët 56 për fshatin Bojanë dhe 60 për fshatin Matkë, janë riorientuar përmes autostradës Shkup-Tetovë, derisa autobusët 2, 2A dhe 12 për Saraj qarkullojnë deri te Pompa e benzinës në dalje të lagjes Gjorçe Petrov.

Për shkak të rrugëve të rrëshqitshme janë shkurtuar disa linja autobusi. 67 në vend që deri në fshatin Strahojadica qarkullon deri në fshatin Zelenikovë, 74 në vend që deri në Koliçan të epërm qarkullon deri në fshatin Koliçani i poshtëm, 80 A në vend që deri në Cvetovë qarkullon deri në Markov Manastir dhe 81 në vend deri në Bllacë deri në Ramna Gora.

QRMK Manastir njofton se komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe lokale në rajon po zhvillohet pa probleme. Por në zonën e Mariovës, komunikacioni po zhvillohet i vështirësuar me automjete terreni.

Sipas informatave të QMK Strumicë edhe më tej është i pakalueshëm aksi rrugor Smërdliva Voda-ski qendra Kozhuf. Bëhet fjalë për pastrimin e këtij aksi rrugor.

QMK Ohër njofton se në këtë rajon të gjitha akset rrugore rajonale dhe lokale janë të kalueshëm për komunikacion. Aksi rrugor drejt fshatrave Drenok dhe Modriç (komuna Strugë) ende nuk janë të pastruara dhe është i kalueshëm vetëm për automjete të terrenit.

Nga QMK Tetovë informojnë se situata në të gjitha akset rrugore rajonale dhe lokale janë normale, përveç aksit rrugor në fshatin Galiçnik- fshati Mavrovë, i cili ende nuk është pastruar dhe për momentin punohet në pastrimin tij. Në fshat ende gjenden 12 persona të cilët kanë kushte për jetë dhe janë furnizuar me ushqim.

QMK Kumanovë, njofton se komunikacioni në akset rrugore rajonale zhvillohet normalisht por në kushte dimri. Akset rrugore lokale Kratovë-fshati Nezhilovë është i kalueshëm deri në vendin “Lisec” ndërsa pjesa tjetër prej tre kilometrave do të pastrohet gjatë ditës së sotëme.

Aksi rrugor Kratovë-fshati Konjuh është i kalueshëm, ndërsa komunikacioni zhvillohet në kushte dimrit. Aksi rrugor Rankovce-fshati German është i kalueshëm deri në fshatin Pklishte. Të pakalueshëm janë rreth tetë kilometra. Për momentin ka reshje të borës dhe pastrimi i këtij aksi rrugor do të punohet pas ndërprerjes së reshjeve.

Aksi rrugor Kriva Pallnkë-fshati Luke është i pastër, ndërsa komunikacion zhvillohet në kushte dimri. Aksi rrugor Kriva Pallankë –fshat Drenak është i pastër deri në lumin Duraçka. Shtatë kilometra tjera, të cilët janë rrugë prej dheu ende nuk janë pastruar.

QMK Veles njofton se në territorin e komunës Kavadar komunikacion në fshatrat më të larta në Boshavija zhvillohen në kushte dimri me automjete terreni. Gjatë ditës së sotme do të pastrohet rruga drejt Kumaniçevës.

Në territorin e komunës Negotinë dhe Demir Kapi do të punohet në pastrimin e rrugës drejt fshatrave Krnjeo dhe Vitaçevë.

QMK-Shkup njofton se ende pa energji elektrike janë banorët e fshatrave Dobrion, Dejkovce, Tisovica, Gavërlevë dhe Gradovci, komuna Zelenikovës. Ende nuk është riparuar defekti për shkak të cilit pa furnizim elektrik janë konsumatorët e fshatrave Malinë, Brezë dhe Tanushë.

Në rajonin e Manastirit ende pa rrymë janë fshatrat nga zona e Mariovës pranë Staravinës, Gradeshnicës, Budimircit, Zoviq Rapesh dhe Bërnik. Sot në mëngjes janë dërguar dy ekipe dhe ende katër ekipe prej EVN KEC Prilep të cilët do të punojnë në largimin e defekteve në këtë rajon.

Nga EVN KEC Prilep informojnë se për shkak të ndërmarrjes së intervenime teknike në 35/10 kilovoltët, sot pa energji elektrike do të mbeten vendet e banuara të cilat furnizohen nga trafostacioni “Krivogishtan”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *