Home / Lajme / Maqedoni / Normalizohet komunikacioni në të gjitha akset rrugore në shtet

Normalizohet komunikacioni në të gjitha akset rrugore në shtet

25 janar-Ndalesë për automjete të rënda kishte në aksin rrugor Gostivar-Strazhë-Aksi-Mavrovë-Dibër si dhe në Pletvar.Komunikacioni në rrugët magjistrale dhe rajonale zhvillohet në kushte dimërore, i ngadalësuar dhe i vështirësuar nëpër rrugë të lagështa.

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, gjatë periudhës dimërore mbetet e përkushtuar për pastrimin e rrugëve të qytetit nga bora.Edhe gjatë këtyre ditëve ka vazhduar aksioni i pastrimit të rrugëve të qytetit, por rëndësi e veçantë i është kushtuar pastrimit të rrugëve në fshatrat e malësisë. Në vazhdimësi janë pastruar rrugët kryesore të qytetit në mënyrë që të sigurohet komunikacion normal.Mirëmbajtja e rrugëve mbetet prioritet i NPK “Tetova” edhe për ditët në vijim. Komunikacioni në të gjitha akset rrugore në shtet është normalizuar për të gjitha llojet e autormjeteve motorike, kumtoi pasdite LAMM.Për shkak të rreshjeve të borës në mëngjes u vendos ndalesë për automjete të rënda transportuese në rrugën Strazhë, ndërsa në aksin rrugor Kriva Palankë-Deve Bair ishte e obligueshme pajisja dimërore për lëvizje automjeteve të rënda.Ndalesë për automjete të rënda kishte në aksin rrugor Gostivar-Strazhë-Aksi-Mavrovë-Dibër si dhe në Pletvar.Komunikacioni në rrugët magjistrale dhe rajonale zhvillohet në kushte dimërore, i ngadalësuar dhe i vështirësuar nëpër rrugë të lagështa.Në orët e paraditës komunikacioni në akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohej në kushte dimërore, i ngadalësuar dhe i vështirësuar nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës, veçanërisht në akset e pjesës jugperëndimore dhe perëndimore të vendit, derisa në pjesën juglindore vërehen reshje të shiut.
Ekipet e shërbimit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve pranë Komunës së Gostivarit dhe NP “Komunalec” intensivisht punojnë në pastrimin e borës nga rrugët urbane dhe locale, si dhe nga trotuaret dhe sipërfaqet tjera publike.

Pastrimi i borës nga rrugët dhe trotuaret ka filluar që natën dhe orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të tyre.
Për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve janë angazhuar tetë kompani private të pajisura me mekanizimin përkatës për këtë lloj veprimtarie, ndërsa trotuaret, shtigjet e këmbësorëve dhe sipërfaqet tjera publike i pastrojnë ekipe të NP “Komunalec”. Përveç punëtorëve të krahut, vazhdimisht në terren është ekskavatori I vogël special i NP “Komunalec” për pastrim të borës nga trotuaret dhe rrugicat.

Ekipet e shërbimit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve pranë Komunës së Gostivarit thonë se të gjitha rrugët lokale që çojnë nëpër vendbanimet rurale në territorin e komunës së Gostivarit, janë pastruar nga bora dhe se nëse gjatë natës do të ulen temperatura nën zero, atëherë do të hidhet edhe kripë.
Si problem gjatë realizimit të aktiviteteve për pastrim të rrugëve nga bora, përgjegjësit theksojnë prezencën e automjeteve nëpër rrugë dhe bëjnë apel që vozitësit të jenë më të kujdesshëm gjatë parkimit të automjeteve, posaçërisht nëpër rrugët bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *