Home / Sport / Nuriman Ismaili vazhdon qëndrimin te Edirnespor GK

Nuriman Ismaili vazhdon qëndrimin te Edirnespor GK

Ismaili luan standard në formacionin e parë të skuadrës Edirnespor GK, me të cilën pas stinorit vjeshtor janë renditur në pozitën e dytë, ndërsa në pranverë pretendojnë të kapin vendin e parë, që mundëson kualifikim një kategori më lartë.

Futbollisti 23 vjeçar nga Tetova, Nuriman Ismaili vazhdon qëndrimine tij te skuadra e kategorisë së katërt të Turqisë Edirnespor GK, me të cilët u bashkua në verën e vitit të kaluar. Ai pas përvojës fillestare në gjashtë muajt e parë të bashkëpunimit me këtë skuadër shprehet i kënaqur dhe për këtë arsye ka vendosur që mos të lëviz, të paktën edhe për stinorin pranveror. Ismaili luan standard në formacionin e parë të skuadrës Edirnespor GK, me të cilën pas stinorit vjeshtor janë renditur në pozitën e dytë, ndërsa në pranverë pretendojnë të kapin vendin e parë, që mundëson kualifikim një kategori më lartë. Nuriman Ismaili është futbollist që rrjedh nga shkolla e futbollit të Shkëndijës së Tetovës, te të cilët përveç kategorive të reja si 17-të vjeçar u kyç në ekipin e parë, mirëpo më vonë një lëndim i rëndë bëri që kariera e tij të stagnojë. Përveç Shkëndijës, Ismaili ka luajtur edhe për Makedonija Gj.P, Dritën e Bogovinës, Teteksin, Vllaznimin e Strugës, një kohë luajti në kampionatin e Kosovës, ndërsa një vit kaloi te skuadra La Paz në Bolivi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *