Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit nesër i kthehen mësimit

Nxënësit nesër i kthehen mësimit

22 janar-Risi në gjysmëvjetorin e dytë është këshillimi i prindërve fëmijët e së cilëve kanë 10 mungesa të paarsyeshme dhe 100 mungesa të arsyeshme, tre njësha në periudhë prej tre muajve ose të cilët manifestojnë sjellje të dhunshme dhe jopërkatëse. Prindërit ose tutorët e fëmijëve me probleme të këtilla do të kenë obligim ligjor t’i përgjigjen ftesës për takim me psikologun, të cilën do t’ua dërgojë shkolla, ose në të kundërt do të ndëshkohen me para.

Pas pushimit dimëror prej tri javëve, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në bankat shkollore për të filluar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2011/2012.

Do të kenë për obligim në njërën prej të shtunave të prillit ta përpunojnë ditën e premte (20 janarin), e cila u shtua në pushim për shkak të valës polare në disa komuna.

Risi në gjysmëvjetorin e dytë është këshillimi i prindërve fëmijët e së cilëve kanë 10 mungesa të paarsyeshme dhe 100 mungesa të arsyeshme, tre njësha në periudhë prej tre muajve ose të cilët manifestojnë sjellje të dhunshme dhe jopërkatëse. Prindërit ose tutorët e fëmijëve me probleme të këtilla do të kenë obligim ligjor t’i përgjigjen ftesës për takim me psikologun, të cilën do t’ua dërgojë shkolla, ose në të kundërt do të ndëshkohen me para.

Në fund të vitit shkollor 2011/2012 nxënësit do t’i nënshtrohen vetëm maturës shtetërore, pasi që MASH edhe sivjet e anuloi testimin ekstern – projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i arsimtarëve përmes kontrollit të njohurive të të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Anulimi është bërë për shkak të sistemit elektronik për zbatimin e testimit i cili është akoma në fazën përgatitore. Funksionaliteti i tij do të kontrollohet në një testim ekstern provë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *