Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit sot i kthehen mësimit

Nxënësit sot i kthehen mësimit

23 janar-Risi në gjysmëvjetorin e dytë është këshillimi i prindërve, fëmijët e të cilëve kanë 10 mungesa të paarsyeshme dhe 100 mungesa të arsyeshme, tre njësha në periudhë prej tre muajve ose të cilët manifestojnë sjellje të dhunshme dhe jopërkatëse. Prindërit ose tutorët e fëmijëve me probleme të këtilla do të kenë obligim ligjor t’i përgjigjen ftesës për takim me psikologun, të cilën do t’ua dërgojë shkolla, ose në të kundërt do të ndëshkohen me para.

Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot kthehen në bankat shkollore për të filluar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2011/2012.

Do të kenë për obligim në njërën prej të shtunave të prillit ta përpunojnë ditën e premte (20 janarin), e cila u shtua në pushim për shkak të valës polare në disa komuna.

Risi në gjysmëvjetorin e dytë është këshillimi i prindërve, fëmijët e të cilëve kanë 10 mungesa të paarsyeshme dhe 100 mungesa të arsyeshme, tre njësha në periudhë prej tre muajve ose të cilët manifestojnë sjellje të dhunshme dhe jopërkatëse. Prindërit ose tutorët e fëmijëve me probleme të këtilla do të kenë obligim ligjor t’i përgjigjen ftesës për takim me psikologun, të cilën do t’ua dërgojë shkolla, ose në të kundërt do të ndëshkohen me para.

Në fund të vitit shkollor 2011/2012 nxënësit do t’i nënshtrohen vetëm maturës shtetërore, pasi që MASH edhe sivjet e anuloi testimin ekstern – projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i arsimtarëve përmes kontrollit të njohurive të të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Anulimi është bërë për shkak të sistemit elektronik për zbatimin e testimit, i cili është akoma në fazën përgatitore. Funksionaliteti i tij do të kontrollohet në një testim ekstern provues

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *