Home / Lajme / Maqedoni / Orhan Ibrahimi: ”Shteti për motive politike izolon fshatrat shqiptare”

Orhan Ibrahimi: ”Shteti për motive politike izolon fshatrat shqiptare”

16 janar-“Ky është shteti, kjo është qeveria e Maqedonisë, ku merr pjesë BDI e që nuk përkujdeset aspak për qytetarët e vet. Fshatrat e Tanushës, Brezës, Malinës e malësisë së Karadakut, Llukara e Goshinca për 10 ditë radhazi janë të blokuara nga dëbora dhe kanë ngelur pa ndihmë, pa medikamente, pa ushqim dhe ju kanoset kriza humanitare…

Deputeti i kuvendit të parlamentit të Maqedonisë, nga radhët e PDSH-së, Orhan Ibrahimi reagon ashpër kundër politikës qeveritare për hakmarrje të rajoneve të malësisë së thellë.
“Ky është shteti, kjo është qeveria e Maqedonisë, ku merr pjesë BDI e që nuk përkujdeset aspak për qytetarët e vet. Fshatrat e Tanushës, Brezës, Malinës e malësisë së Karadakut, Llukara e Goshinca për 10 ditë radhazi janë të blokuara nga dëbora dhe kanë ngelur pa ndihmë, pa medikamente, pa ushqim dhe ju kanoset kriza humanitare.
Pyesim publikisht partinë në pushtet BDI-në, pse nuk ndihmohen këto fshatra shqiptare ngjajshëm si skijatorët e ngujuar në Kozhuf, ky qeveria e Qeveria e Maqedonisë për 24 orë dërgoi helikopter në ndihmë të tyre.
Qeveria në njërën anë thotë se s’ka mjete pët të investuar në projekte kapitale, në infrastrukturë rrugore apo sëpaku për mirëmbajtje të rrugëve të këtij rajoni gjatë stinës së dimrit ndërsa në anën tjetër investon miliona euro në projekti Shkupi 2014, dhe në ndërtimin e portës triumfale.
Ky është realizim i planeve të pa shpallura të shtetit për ti zbrazur ato teritore të vendit. Jam në kontakt të vazhdueshëm me banorët e këtyre zonave dhe informohem hollësisht për kushtet dhe hallet e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *