Home / Lajme / Maqedoni / Osmani – Mikelsen për problemin e azilkërkuesve

Osmani – Mikelsen për problemin e azilkërkuesve

17 janar-Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të vendit tonë me Belgjikën, kryetari Osmani kërkoi nga ambasadori belg që të rekomandojë ndonjë nga komunat më të vogla të Belgjikës si mundësi për binjakëzim me Komunën e Gostivarit.

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani priti në kabinetin e tij ambasadorin e Belgjikës në Sofje, Majk Mikelsen dhe ministrin pa resor në Qeverinë e Maqedonisë, Nezhdet Mustafa.

Në takim, kryetari Osmani me ambasadorin dhe ministrin bashkëbiseduan për çështje të ndryshme aktuale politike, me theks të veçantë mbi gjendjen e komunitetit rom dhe marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Gostivarit.

Përveç tjerash, ambasadori Mikelsen, u interesua për pikëpamjet e kryetarit Osmani në lidhje me rregullimin shtetëror të Republikës së Maqedonisë. “Sa и përket strukturimit të shtetit tonë, si modele pozitive mund të merren rasti и Belgjikës, Zvicrës dhe Holandës, por jemi koshientë se shkaku i rrethanave tjera historike, kulturore, sociale nuk mund të bëhet një kopjim i thjeshtë i këtyre modeleve. Mirëpo, Maqedonia mund të kopjojë parimet të cilat vlejnë në këto vende me demokraci të avancuar siç janë mos diskriminimi, mos keqpërdorimi i fondeve publike, parimi i barazisë si dhe parimet tjera të cilat janë fondamentale për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike”, theksoi Osmani.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të vendit tonë me Belgjikën, kryetari Osmani kërkoi nga ambasadori belg që të rekomandojë ndonjë nga komunat më të vogla të Belgjikës si mundësi për binjakëzim me Komunën e Gostivarit.

Kryetari Osmani, në lidhje me situatën e komunitetit rom në Gostivar theksoi se Komuna e Gostivarit është një storie pozitive në këtë drejtim dhe se shembullin e kësaj komune duhet ta ndjekin edhe komunat tjera dhe qeveria e Maqedonisë, duke nënvizuar se kjo e fundit bën shumë pak në avancimin e statusit të romëve në vend. Me konstatimin e kryetarit Osmani, u pajtua edhe ministri pa resor në qeverinë e Maqedonisë, Nezhdet Mustafa i cili tha se me mjetet planifikuara për Dekadën e romëve, nuk mund të zgjidhet çështja e romëve në një komunë të vetme, ndërsa projekti në fjalë përfshin madje 12 komuna.

Ambasadori Mikelsen dhe ministri Mustafa, paraprakisht në Shkollën e mesme ekonomike, morën pjesë në tribunën me temë “Stop keqpërdorimit të liberalizimit të vizave”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *