Home / Lajme / Maqedoni / Pas qipriotëve keqpërdoruesit e dytë në Evropë të ujit

Pas qipriotëve keqpërdoruesit e dytë në Evropë të ujit

10 janar-Në kushte kur ekziston vetëdije e ulët për përdorimin e ujit, disa qytete në Maqedoni ballafaqohen me mungesë të ujit, veçanërisht Tetova

Maqedonia renditet e dyta në Evropë për keqpërdorimin e ujit të pijshëm, vetëm pas Qipros. Shkaku kryesor i renditjes kaq të lartë me keqpërdorimin e ujit të pijshëm vlerësohet të jetë vetëdija e ulët e qytetarëve si dhe mungesa e besimit të ndërsjellë mes ndërmarrjeve për menaxhim me ujërat dhe konsumatorëve. Në kushte kur ekziston vetëdije e ulët për përdorimin e ujit, disa qytete në Maqedoni ballafaqohen me mungesë të ujit, ndërsa problem paraqet edhe sigurimi i burimeve të reja. “Harxhimi dhe menaxhimi i ujit për pije varet nga dora e njeriut, ku ne kemi mundësi të ndikojmë. Kjo do një vetëdijesim të konsumatorëve dhe besim te kuadri menaxhues. Për kokë banori, brenda 24 orëve harxhues më të mëdhenj të ujit janë qipriotët, kurse qytetarët e Maqedonisë janë të dytët, edhe atë me vlerë harxhuese afër 300 litra ujë për 24 orë. Nga ana tjetër, mesatarja evropiane është 120 litra në 24 orë. Duke pasur këto të dhëna, lehtë mund të konstatojmë se deri te furnizimi me ujë të pijshëm mund të arrihet paralele me projektin e edukimit të konsumatorëve dhe gjetjen e resurseve të reja”, thotë Hajrulla Hasani, ish-drejtorë i Ndërmarrjes Publike Komunale. Ai thekson se efekti i zmadhimit të çmimit të ujit për pije ka rëndësi të shumëfishtë. “Kujdesi ndaj harxhimit është më i rëndësishëm se sa kostoja ndaj mirëmbajtjes. Askush nuk fiton nga kjo dhe kjo ka qenë moto në samitin e Stambollit ku Maqedonia është përmendur si keq-përdorues i madh i ujit”, tha Hajrullah Hasani, ish drejtor i NPK-së. Keqpërdorimi i ujit, por edhe mospërfundimi i ujësjellësit për më tepër se një dekadë, shkakton mungesë të ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës. Edhe pse ky qytet ndodhet rrëzë Malit Sharr, që dihet botërisht se ka sasi të mëdha të ujit, më shumë i ngjanë shkretëtirës së Saharës se sa një qyteti normal. Rreth 20 për qind e ujit të pijshëm humbet në gypat e vjetërsuar të furnizimit, kurse problem tjetër gjithashtu paraqet kyçja ilegale në rrjetin e ujësjellësit që akoma më tepër e rëndon furnizimin e rregullt me ujë. Disa herë krerët e ndërmarrjes që është kompetente për menaxhim me ujin, kanë paralajmëruar për ndëshkime ndaj atyre që lidhen ilegalisht në sistemin e ujit, megjithatë askush deri më tani nuk është ankuar për dënim. Ndërkaq, problem në vete është edhe ndërtimi i objekteve pa leje, që vështirëson evidentimin e saktë të amvisërive. Drejtori i ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, Ajet Murati, thotë se problemi me ujin është i trashëguar, ndërsa thekson se Qeveria edhe kur ndanë para për ujësjellësin, çdo fundvit i kanë përdorur ato për qëllime tjera. “Nevojiten 2.5 milionë euro dhe pastaj banorët e Tetovës do të marrin rreth 200 litra për sekondë, që do të thotë praktikisht jo më kufizime”, thotë ai. Ndërkohë që Hajrullah Hasani, ish-drejtori i ndërmarrjes publike komunale “Tetova”, thotë se gjendja me ujin në vitin 2007 ka qenë edhe më e rëndë se sa është sot, pasi që ka patur raste kur tetovarët janë furnizuar me 95 litra ujë në sekondë. “Me një angazhim maksimal dhe aktivizimit të puseve të qytetit, të cilët kanë qenë të përgatitura që në sezonin veror dhe me një angazhim dhe me komunikim intensiv me qytetarët, kemi arritur që të përballojmë këto vështirësi me më pak pasoja”, thotë Hasani.
(NDalohet Kopjimi i lajmeve)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *