Home / Lajme / Maqedoni / Pedofilët publikohet në Internet

Pedofilët publikohet në Internet

25 janar-“Qëllimi ynë është t’i mbrojmë fëmijët nga çfarëdo lloj abuzimi dhe për ta rritur nivelin e kujdesit dhe të parandalimit nga ana e prindërve të tyre duke i stigmatizuar këta keqbërës”, i tha parlamentit, ministri për punë dhe çështje sociale, Spiro Ristovski.

Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar mbrëmë ligjin për krijimin e një baze të të dhënave publike të pedofilëve të dënuar, që do të paraqitet në rrjetet shoqërore në Internet.
Sipas ligjit, në regjistrin e personave të dënuar për abuzim të fëmijëve, do të përfshihen të gjitha të dhënat personale dhe fotografitë e tyre.
“Qëllimi ynë është t’i mbrojmë fëmijët nga çfarëdo lloj abuzimi dhe për ta rritur nivelin e kujdesit dhe të parandalimit nga ana e prindërve të tyre duke i stigmatizuar këta keqbërës”, i tha parlamentit, ministri për punë dhe çështje sociale, Spiro Ristovski.
Të dhënat e fundit të qeverisë tregojnë se 231 njerëz janë dënuar për pedofili ndërmjet viteve 2004 – 2009.
Të dhënat tregojnë se numri i rasteve në këtë vend është në rritje.
Zyrtarët thonë se presin kompletimin e regjistrit gjatë tre muajve të ardhshëm dhe do ta publikojnë atë në Facebook.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *