Home / Sport / Pepe – shkel dorën e Messit, Rooney: Pepe idiot

Pepe – shkel dorën e Messit, Rooney: Pepe idiot

ortugezi bëhet sërish protagonisti i shëmtuar i El Clasicove. Për një seri arsyesh. Fillmisht mori karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Busquetsit, pastaj simuloi gjoja mori një goditje në fytyrë nga Fabregas, që ky nuk bëri dhe më e rënda e shkeli me qëllim me këmbë dorën e Messit kur argjentinasi ishte i ulur pas një ndërhyrje të Callejon ndaj tij.

Fakti që janë gjithmonë humbës në duelet direkte, duket se po i cmend lojtarët e Realit Madridit. Pepen gjithsesi. Portugezi bëhet sërish protagonisti i shëmtuar i El Clasicove. Për një seri arsyesh. Fillmisht mori karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Busquetsit, pastaj simuloi gjoja mori një goditje në fytyrë nga Fabregas, që ky nuk bëri dhe më e rënda e shkeli me qëllim me këmbë dorën e Messit kur argjentinasi ishte i ulur pas një ndërhyrje të Callejon ndaj tij.

El Clasicot marrin gjithmonë vëmendjen maksimale të botës. Sulmuesi i Manchester United , Wayne Rooney ishte duke shikuar gjithsesi. Dhe, ka komentuar gjithë kohën atë që ndodhte. Anglezi tha se secili gjyqtar me siguri e ka shumë të vështirë të referojë këtë duel.

Por, nuk u përmbajt për aktin e shëmtuar të Pepes ndaj Messit. “Pepe, një idiot. Ndonjëherë njerëzit të bëjnë nervoz” shkruajti Rooney, për ta vazhduar me golin e fitores së Barcelonës. “Ky gol i jep përgjigjen e duhur Pepes”, tha sulmuesi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *