Home / Sport / Plas te Real Madridi, lojtaret rebelohen kunder Moruinhos

Plas te Real Madridi, lojtaret rebelohen kunder Moruinhos

Tek Real Madrid gjerat po shkojne si mos me keq teksa trajneri perfshihet ne debate te ashpra me dy lojtare kryesore, kapitenin dhe mbrojtesin spanjoll.

Gazeta ‘Marca’ shkruan ne numrin e saj se ne skuadren e Real tensioni eshte i larte. Trajneri Mourinho ka debatuar ashper me mbrojtesin Ramos. “Me keni masakruar perpara gazetareve. Keni fituar kampionatin boteror dhe prandaj media ju mbron”, ka thene portugezi i cili ka marre nje pergjigje te menjehershme nga mbrojtesi Sergio Ramos. “Sipas situatave te ndryshme gjate lojes ashtu duhet te ndryshojne dhe mbulimet e futbollisteve, po ju ngaqe nuk keni qene futbollist keto gjera nuk i dini”. Ne kete debat ka nderhyre dhe kapiteni Casillas. “Trajner, gjerat thuhen ne sy dhe jo pas kraheve”.

‘Marca’ i ka kushtuar faqen e pare skuadres se Real qe zakonisht ajo e mbron ne shkrimet e saj. Duket se gjerat po ndryshojne ne klubin e Real Madrid dhe ai qe do ta pesoje me shume eshte pikerisht trajneri Mourinho. Sipas nje burimi qe deshiron te qendroje anonim, te premten ne gazeten ‘El Pais’ shkruhej: “Keshtu nuk do te arrijme te fitojme asgje. Mourinho nuk po aktivizon lojtare cilesore dhe teknike por ai gjithmone e me shume po aktivizon lojtare fizikisht te fuqishem. Nese do te ishte trajner i Valencia do te kishte fituar me shume tituj”.
‘Marca’ shkruan detaje te tjera qe kane ndodhur ne skuadren e Real. Debate qe Mourinho mundohet ti shuaje.

Debati
Mourinho dhe Ramos kane debatuar te premten perpara te gjithe stafit teknik dhe skuadres. “Me keni masakruar perpara gazetareve”, duke iu referuar nje deklarate te leshuar nga mbrojtesi Sergio Ramos i cili kishte thene se lojtaret bejne ate qe trajneri u thote te bejne. Ramos kishte folur mediat spanjolle per zgjedhjet taktike te Mourinho per ndeshjen kunder Barcelones. Pergjigja e Sergio Ramos ishte e menjehershme. “Jo trajner. Ju keni lexuar vetem ato qe kane shkruar gazetat dhe jo ate qe kemi thene te gjithe ne si lojtare”. “E qarte. Meqe ju spanjollet keni fituar kampionatin boteror miqte gazetare ju mbrojne, si portierin pershembull”, i pergjigjet Mourinho. Ne kete debat nderhyn dhe portieri Casillas i cili ishte duke u stervitur 30 metra larg skuadres. “Trajner, ketu gjerat thuhen ne sy”.

Mourinho vazhdon debatin me Ramos. “Ku ishe ne momentin e bolit te barazimit te Barcelones?” Ai pergjigjet:“Markoja Pique”. “Duhet te markoje Puyol”. “Sigurisht, por ata po benin levizje me Pique dhe vendosem te ndryshonim lojtaret qe markonim”. “Cfare po ndodh? Ke filluar te besh trajnerin?”. “Jo, por ashtu si po zhvillohej ajo situate dhe ajo ndeshje ndonjehere duhet qe te ndryshosh dhe markimet e kundershtareve. Por ngaqe ju nuk keni luajtur asnjehere futboll nuk mund ti kuptoni keto gjera qe ndodhin gjate nje takimi”.
Ky ishte debati qe trajneri Mourinho ka bere me mbrojtesin e skuadres se tij, Sergio Ramos.

Tension i larte
Me kete deklarate te mbrojtesit eshte mbyllur ky debat sipas gazetes ‘Marca’. Ne faqet e brendshme te gazetes shkruhet se ne skuadren madrilene tensioni eshte i larte. “Hendeku i krijuar midis Mourinho dhe lojtareve nga dita ne dite po thellohet. Sergio Ramos ishte zedhenesi i te gjithe lojtareve dhe ai ka debatuar ne emer te te gjitheve”. Trajneri portugez ndihet i vetem perballe te gjitha kritikave. Per here te pare ne karrieren e tij trajneri Mourinho gjendet i vetem dhe ne nje situate aspak te kendshme per te. Ai ka kunder edhe lojtaret e skuadres. Per momentin situata ne Madrid eshte e komplikuar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *