Home / Sport / Platini: Mesi është zgjedhja më logjike

Platini: Mesi është zgjedhja më logjike

Presidenti i UEFA-së, Mishel Platini tha se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi e ka merituar plotësisht “Topin e Artë”. Mesi ka fituar për të tretin vit radhazi pasi mundi Ksavin dhe Kristiano Ronaldon në këtë garë.

“‘Topi i Artë’ është diçka e veçantë,” tha Platini pas ceremonisë. “Ky është një titull subjektiv, por ka kritere. Fakti që ne i kemi dhënë tre trofe një djaloshi si ai është logjike sepse ai bën gjëra të shkëlqyera në fushë. Por siç e kam thënë më parë, ai është ndihmuar nga një grup i jashtëzakonshëm te Barcelona”, deklaroi Platini.
Zyrtari i UEFA-s, ka qenë i kujdesshëm me vlerësimin e tij se Mesi mund të bëhet lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
“Le ta përfundojë fillimisht karrierën e tij para se të bëjmë vlerësime! Kur Ronaldinjo fitoi “Topin e Artë” (në 2005), kam thënë se ai do të fitojë shumë më tepër, por ai kurrë nuk e bëri atë përsëri”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *