Home / Lajme / Maqedoni / Prej 1 shkurtit fillojnë çmimet e zbritura të barërave

Prej 1 shkurtit fillojnë çmimet e zbritura të barërave

10 janar-“Tek preparatet onkologjike si ç është gliveku, çmimi i të cilit ishte 158.603 denarë, çmimi i ri i zbritur është 148.000 denarë. Sasia e barërave të importuara në vitin 2010 është 672, ndërsa kursimi do të jetë rreth shtatë milionë denarë. Kursimi i përgjithshëm është 45 milionë denarë tek këto preparate. Tek antibiotikët zbritja më e vogël e çmimeve është 34,27 për qind”, theksoi Todorov.

Prej 1 shkurtit do të kumtohen dhe do të fillojnë të zbatohen çmimet e zbritura të barërave. Me ulje të çmimit të shitjes me shumicë të barërave, do të ulet edhe çmimi i tyre i shitjes me pakicë. Ulja mesatare e çmimeve paraqet 32,54 për qind, ndërsa tek një numër i vogël i barërave edhe deri 70 për qind. Cilësia e barërave nuk është sjellë në pyetje.

Këtë sot e theksoi në konferencë prë shtyp ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili tha se ulje më të mëdha të çmimeve ka tek barërat për sëmundje onkologjike, astma bronkiale, për fibrozë cistike, antibiotikët dhe shumë medikamente të tjera. Ai theksoi se në pajtim me ndryshimet e fundit të Ligjit për barëra dhe mjete ndihmëse mjekësore dhe metodologjisë së re të sjellur për përcaktimin e çmimeve, kompanitë të cilat merren me prodhimin dhe tregtimin e barërave, kanë obligim që përfundimisht me 5 janarin të parashtrojnë kërkesë për përcaktimin e çmimeve.

“Asnjëra kompani nuk është tërhequr nga tregu në Maqedoni. Të gjitha kompanitë parashtruan kërkesë për përcaktimin e çmimeve të barërave. Kjo tregon se kjo reformë të cilën e zbatojmë në pjesën e barërave, me sukses është implementuar dhe ajo do të mundësojë kursim serioz në sistemin shëndetësor që do të ndjehet nga entet publike shëndetësore dhe nga qytetarët të cilët i marrin barërat në barnatore”, tha Todorov.

Ulje të çmimeve, siç theksoi, ka edhe tek barërat të cilat i përdorin shoqatat e pacientëve siç janë: pulmozini, çmimi fillestar i të cilit ishte 49.722 denarë, ndërsa çmimi i zbritur momental do të paraqesë 39.504 denarë.

“Nëse merret parasysh se për një vit në Maqedoni janë importuar 294 lloje të këtilla kursimi i sistemit të këtyre të sëmurëve do të jetë tre milionë denarë në vit. Tek medikamenti “mabtera” për artrit reumatik çmimi fillestar ishte 37.000 denarë, ndërsa tani është 32.500. Sasia e barërave të importuara për vitin 2010 është 744, ndërsa kursimi i sistemit do të jetë 3,5 milionë denarë në vit. Kursimi i përgjithshëm tek artriti reumatik në nivel vjetor do të jetë 18 milionë denarë”, potencoi Todorov.

Ai tha se ulje të çmimeve ka edhe tek hormonet për rritje, barërat për multipleks sklerozë, osteoporozë etj.

“Tek preparatet onkologjike si ç është gliveku, çmimi i të cilit ishte 158.603 denarë, çmimi i ri i zbritur është 148.000 denarë. Sasia e barërave të importuara në vitin 2010 është 672, ndërsa kursimi do të jetë rreth shtatë milionë denarë. Kursimi i përgjithshëm është 45 milionë denarë tek këto preparate. Tek antibiotikët zbritja më e vogël e çmimeve është 34,27 për qind”, theksoi Todorov.

Ai shtoi se në këtë mënyrë në këto disa muaj kanë zbatuar njërën nga reformat më të mëdha në pjesën e barërave në Maqedoni dhe se promovojnë një masë apo një politikë të re e cila do të mundësojë që sistemi shëndetësor në mënyrë më efikase t’i shpenzojë mjetet e disponueshme të cilat sigurohen në shtet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *