Home / Lajme / Maqedoni / Prej mbrëmë me letërnjoftime biometrike në Serbi

Prej mbrëmë me letërnjoftime biometrike në Serbi

14 janar-Tifozët të cilët do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar nga ana serbe do të priten dhe shoqërohen nga policia serbe, ndërsa ana e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanovc” do të sistemohet një tog i Njësisë për intervenime të shpejta nëse paraqitet nevoja apo nëse ka ndonjë prishje të rendit publik dhe qetësisë. Krahas regjimit, në takim është dakorduar që dy shërbimet policore t’i koordinojnë aktivitetet dhe në kontiunitet të këmbejnë informata.

Prej mbrëmë në mesnatë, hyn në fuqi regjimi i ri i kalimit të kufirit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, dedikuar për shtetasit e dy vendeve, i cili parashikon përveç me dokumente valide për udhëtim, personat të mund të udhëtojnë edhe me letërnjoftime biometrike.

Në takimin e djeshëm mes përfaqësuesve të dy policive kufitare, siç kumtoi MPB, u arrit marrëveshje edhe për masat të cilat do të ndërmerren për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të udhëtojnë për Kampionatin e ardhshëm evropian në hendboll.

Me masat është paraparë hapja e tre korsive shtesë për dalje nga Maqedonia, si dhe korsive shtesë për hyrje nga ana serbe.

Sipas informatave të deritanishme, frekuencë më e madhe pritet gjatë ditës së nesërme prej orës 10:00 deri në orën 15:00 kur janë paralajmëruar 20 autobusë dhe furgonë, si dhe numër i madh i automjeteve.

Tifozët të cilët do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar nga ana serbe do të priten dhe shoqërohen nga policia serbe, ndërsa ana e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanovc” do të sistemohet një tog i Njësisë për intervenime të shpejta nëse paraqitet nevoja apo nëse ka ndonjë prishje të rendit publik dhe qetësisë. Krahas regjimit, në takim është dakorduar që dy shërbimet policore t’i koordinojnë aktivitetet dhe në kontiunitet të këmbejnë informata.

Një pjesë e qytetarëve veçmë kanë filluar ta shfrytëzojnë regjimin e ri të udhëtimit dhe të nisen për në Nish, ashtu që rreth mesditës në vendkalimin kufitar “Tabanovc” janë nisur rreth 10-të autobusë, por edhe një numër i madh i automjeteve, të cilave një gjashtë korsi u mundësohet dalje nga vendi, ndërsa koha mesatare për pritje është rreth 30 minuta, qëndron në kumtesën e MPB-së

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *