Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov dhe kryetarët e BFI-së dhe KOM-it kërkuan dënim të incidenteve në Strugë

Presidenti Ivanov dhe kryetarët e BFI-së dhe KOM-it kërkuan dënim të incidenteve në Strugë

31 janar-Presidenti Ivanov, kumtoi Kabineti i tij, pret që kryerësit e incidentet të përgjigjen konform ligjeve. Me kryetarët e bashkësive më të mëdha fetare kanë shprehur bindje se tradita e jetës së përbashkët, e cila ekziston me shekuj mbetet vlerë dhe përfitim i të gjithë qytetarëve. Bashkarisht dërgojnë mesazh për përgjegjësi në kultivimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërfetare dhe të kulturës dhe tolerancës.

Cilido qoftë incident i izoluar, ku do që të ketë ndodhur, duhet të dënohet nga ana e të gjithëve.

Këtë konkluzion e dha presidenti Gjorge Ivanov dhe kryetarët e Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Arqipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi dhe z.z. Stefan në takimin e sotëm me rastin e ngjarjeve në komunat Strugë dhe Vevçan.

Presidenti Ivanov, kumtoi Kabineti i tij, pret që kryerësit e incidentet të përgjigjen konform ligjeve. Me kryetarët e bashkësive më të mëdha fetare kanë shprehur bindje se tradita e jetës së përbashkët, e cila ekziston me shekuj mbetet vlerë dhe përfitim i të gjithë qytetarëve. Bashkarisht dërgojnë mesazh për përgjegjësi në kultivimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërfetare dhe të kulturës dhe tolerancës.

Shefi i shtetit në takim ka kërkuar që kryetarët e BFI-së dhe të KOM-it ta investojnë autoritetin e tyre dhe të ndikojnë për mirëkuptim më të madh ndërfetar.

Takimi është konvokuar me nismë të presidentit Ivanov në kuadër të kontakteve të tyre të rregullta me përfaqësues të bashkësive fetare në Maqedoni.
Kryeministri Nikolla Gruevskit sot nga Turqia bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe qetësimin e situatës në Strugë.

Ai ka ftuar të gjitha palët për të dhënë energjinë e tyre maksimale për zgjidhjen e problemeve.

“Do ti bëja thirrje të gjithve, pamarrë parasysh se janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë apo a janë krishterë apo mysliman, të fokusojnë energjinë e tyre drejt asaj që të mos dëmtojnë dhe ofendojnë njëri tjetrin, por të përqëndrohen drejt asaj që nga të gjitha frustrimet të dalin me ide të mira, me ide për përkrahjen e njëri tjetrit, me ide që të çojmë vendin drejt një orientimi më të mirë”, theksoi Gruevski.

Kryeministri Gruevski gjithashtu i bëri thirrje politikanëve, partive dhe individëve që po keqpërdorin situatën, bashkësive fetare dhe grupeve të ndryshme etnike për shkak të qëllimeve të tyre, të ndërpresin këtë, për shkak se dëmtojnë popullin e tyre.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *