Home / Lajme / Rajon / Prokuroria shqiptare kërkoi dy vjet burg për Ilir Metën

Prokuroria shqiptare kërkoi dy vjet burg për Ilir Metën

6 janar-Ndërkohë, prokuroria e konsideron të pavlefshme dëshminë e bizesmenit Bekim Halilaj për ankandin e naftës bruto, i cili pretendon se Meta nuk ka pasur asnjë ndikim në ankandin e naftës. Sipas organit të akuzës, dëshmia e Halilajt kundërshtohet nga tabulatet telefonike, të cilat vërtetojnë se ai ka folur 192 herë në telefon me Ilir Metën.

Prokuroria e Shqipërisë ka dhënë sot pretencën për ish-kryeministrin Ilir Meta, në lidhje me video-përgjimin Meta-Prifti. Pas rreth 20 seancave gjyqësore dhe dëshmive të dhjetëra personave të përfshirë direkt apo indirekt në këtë çështje, organi i akuzës kërkoi cilësimin fajtor të kryetarit të LSI-së. Prokurori i çështjes, Bujar Sheshi kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për kryetarin e LSI-së, i akuzuar për korrupsion aktiv.

Prokurori Sheshi theksoi se organi i akuzës e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, sipas të cilit Meta ka favorizuar kompani të caktuara për ndërtimin e HEC-eve dhe ankandeve të naftës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike.

Prokurori i çështjes rindërtoi të gjithë video-përgjimin e transmetuar në televizion rreth një vit më parë, ku Meta i kërkon Priftit favore për një hidrocentral në Shushicë dhe një ankand nafte. Prokuroria e cilësoi videon si autentike dhe të patjetërsueshme dhe konsideron se ekspertiza e kryer nga 3 ekspertët shqiptarë nuk dha përfundime reale dhe nuk pati baza shkencore.

Ndërkohë, prokuroria e konsideron të pavlefshme dëshminë e bizesmenit Bekim Halilaj për ankandin e naftës bruto, i cili pretendon se Meta nuk ka pasur asnjë ndikim në ankandin e naftës. Sipas organit të akuzës, dëshmia e Halilajt kundërshtohet nga tabulatet telefonike, të cilat vërtetojnë se ai ka folur 192 herë në telefon me Ilir Metën.

Avokatët e Ilir Metës kundërshtuan pretencën e Prokurorisë dhe kërkuan pushimin e çështjes ndaj klientit të tyre. Në konkluzionet e tyre, avokatët pretendojnë se akuza e Prokurorisë nuk vërtetohet.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *