Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet ueb-faqja ‘Stop pedofilisë’, vetëm maqedonisht

Promovohet ueb-faqja ‘Stop pedofilisë’, vetëm maqedonisht

13 janar-UEB faqja nuk është edhe në gjuhen shqipe ndersa per kete nuk eshte dhene asnje sqarim.Në bashkëpunim me MASH-in dhe me Kryqin e Kuq të RM-së, MPPS zbaton edhe punëtori edukarive në 126 shkolla fillore dhe të mesme, por e zgjodhi edhe këtë formë për infomimin e të rinjve pse ata janë edhe përdoruesit më të shpeshtë në internet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) sot e promovoi ueb-faqen www.stop-pedofilija.org.mk, e cila përmban informacione si të njihet pedofili, kush mund të bëhet viktimë e keqpërdorimit seksual dhe ku fëmijët të drejtohen për ndihmë.”Secili fillim është i vështirë. Theje heshtjen. Kërko ndihmë. “Ndihmoju të tjerëve” është motoja në internet-faqen. UEB faqja nuk është edhe në gjuhen shqipe ndersa per kete nuk eshte dhene asnje sqarim.Në bashkëpunim me MASH-in dhe me Kryqin e Kuq të RM-së, MPPS zbaton edhe punëtori edukarive në 126 shkolla fillore dhe të mesme, por e zgjodhi edhe këtë formë për infomimin e të rinjve pse ata janë edhe përdoruesit më të shpeshtë në internet.”Qëllimi i saj primar është ngritja e ndërgjegjes publike, por edhe motivimi i fëmijëve të cilët veçmë kanë qenë të ekspozuar në abuzim seksual dhe pedofili si atë ta denoncojnë…Fëmijët më shpesh fshehin se abuzohen seksualisht, por heshtja duhet të thehet. Ata do të mund të denoncojnë çdo abuzim sepse efikasiteti është në parandalimin, para se fëmijët të lëndohen”, tha ministri Spiro Ristovski në promovimin e ueb-faqes.Ajo ka të dhëna për përhapjen e dukurisë, për profilin e pedofilisë, blog për këmbim të informacioneve dhe parashtrimin e pyetjeve deri te ekipi profesional i cili do të përgjigjet në to, si dhe numra telefoni të të gjitha qendrave për punë sociale në shtet.Ristovski tha se janë dështuese faktet pse një nga pesë fëmijët në Evropë është viktimë e ndonjë forme të dhunës seksuale. Ueb-faqja duhet t’i paralajmërojë fëmijët se pedofilët nuk janë persona të panjohur, por më shpesh nga rrethi i tyre. Madje 85 për qind nga rastet viktima e njeh kryerësin, i cili shpesh është mik apo anëtar i familjes më të ngushtë apo më të gjerë.Së shpejti do të funksionojë edhe regjistri i personave të dënuar për pedofili. Propozim-ligji i kaloi dy fazat në Kuvend dhe pritet të hënën të votohet. Pasi që të ligji të hyjë në fuqi, MPPS do të mund t’i kërkojë të dhënat nga MPB, Drejtoria për kryerjen e sanskioneve dhe nga burgjet dhe t’i publikojë kryerësit e kësaj vepre penale me emër dhe mbiemër dhe fotografi.Ristovski tha se num ri i pedofilëve të dënuar nuk është i madh, por se nuk mund ta kumtojë para sjelljes të ligjit për regjistër.Por, fëmijë-viktima të pedofilëve në vitin 2011 ka pasur mes 65 dhe 70, që është për rreth 50 për qind në krahasim me vitin 2010 kur janë regjistruar 47.”Ka raste të cilat përsëriten nga viti 2010 dhe në të cilat paralelisht punohet edhe për atë shkak paraqiten në stitistikat për dy vitet”, tha Ristovski dhe shtoi se numri i rritur ka të bëjë edhe në atë që fëmijët gjithnjë e më shumë inkurajohen të paraqesin abuzim, që është qëllim i fushatës së MPPS-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *