Home / Lajme / Maqedoni / Qendra për karrierë u hap në shkollën e mesme ‘Mosha Pijade’ në Tetovë

Qendra për karrierë u hap në shkollën e mesme ‘Mosha Pijade’ në Tetovë

“Përmes Qendrës për karrierë, dhe në bashkëpunim me biznes sektorin dhe komunën, të rinjtë do të kenë mundësi që të njihen me mundësitë dhe kërkesat e tregut të punës. Bashkëpunimi midis institucioneve arsimore, sektorit joqeveritar, organizatave ndërkombëtare dhe komunave shpie drejt hapjes së vendeve të reja të punës dhe sigurimit të karrierës. Ky këshillim paraqet një prej prioriteteve kryesore në sigurimin e fuqisë kompetente të punës”, tha zëvendësministri i Arsimit Safet Neziri i cili mori pjesë në hapjen e Qendrës.

Rrjeti i të rinjve për përfitimin e shkathtësive për punësime pranë USAID-it sot në shkollën e mesme “Mosha Pijade” në Tetovë hapi Qendër për karrierë, qëllimi i së cilës është që nxënësit e shkollave të mesme të përfitojnë shkathtësi me të cilat më lehtë do të mund të përshtaten në tregun modern dinamik të punës.

“Të rinjtë duhet të jenë mirë të informuar për ekonominë dhe tregun lokal, si për atë që prej tyre kërkojnë punëdhënësit. Ata, gjithashtu, duhet edhe t’i mësojnë shkathtësitë që më mirë të prezantohen në intervistat për punë. Me këto qendra për karrierë dëshirojmë që t’u ndihmojmë njerëzve që të informohen për vendet e punës të cilat u janë në dispozicion, si dhe të përfitojnë shkathtësi se si ta fitojnë punën”, tha drejtoresha e USAID-it Li Ana Mar.
Tetovë, 27 janar-Komuna e Tetovës sipas numrit të të punësuarve është e dyta në Maqedoni, por të dhënat statistikore tregojnë se rreth 30 për qind të popullsisë janë të papunë. Papunësia midis të rinjve arrin rreth 50 për qind.

“Përmes Qendrës për karrierë, dhe në bashkëpunim me biznes sektorin dhe komunën, të rinjtë do të kenë mundësi që të njihen me mundësitë dhe kërkesat e tregut të punës. Bashkëpunimi midis institucioneve arsimore, sektorit joqeveritar, organizatave ndërkombëtare dhe komunave shpie drejt hapjes së vendeve të reja të punës dhe sigurimit të karrierës. Ky këshillim paraqet një prej prioriteteve kryesore në sigurimin e fuqisë kompetente të punës”, tha zëvendësministri i Arsimit Safet Neziri i cili mori pjesë në hapjen e Qendrës.

Për Vllatko Popovskin, drejtor i Agjencisë për punësime në Maqedoni, Klubi i rinovuar punues në kuadër të filialit të tyre tetovar është me rëndësi të madhe për të rinjtë në Tetovë dhe aftësia e tyre për ndërtimin e karrierës.

Në hapjen e sotme të Klubit punues dhe Qendrës për karrierë në Tetovë, certifikata u janë ndarë më shumë këshilluesve për karrierë, të cilët kaluan trajnim të duhur.

USAID-i ndihmoi edhe në rinovimin dhe pajisimin e Klubeve punuese në agjencitë për punësime në Strumicë dhe Manastir. Këtë vit do të mundësojë edhe ripërtëritje të klubeve të punës në Gostivar, Prilep dhe Shtip.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *