Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria vazhdon me projektin për rekreacion në banja për pensionistët

Qeveria vazhdon me projektin për rekreacion në banja për pensionistët

14 janar-Të drejtë për aplikim kanë të gjithë pensionistët, por sipas kritereve të konfirmuara përparësi do t’u jepet atyre të cilët kanë të ardhura më të vogla. Pensionistët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë shërbim në vitin 2010 dhe 2011 e humbin të drejtën që këtë vit të aplikojnë për këtë shërbim.

Nga dita e hënë e deri më 15 shkurt pensionistët mund të aplikojnë për shfrytëzimin e rekreacionit falas në banja, që si projekt qeveritar do të realizohet i treti vit me radhë.

Kërkesat paerashtrohen deri te filiali më i afërt i Fondit për sigurim pensional-invalidor, ndërsa pas përfundimit të afatit do të kryhet rangimi i cili pastaj do të publikohet në internet faqet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor dhe i cekur në të gjitha hapësirat e lidhjeve të shoqatave te pensionistëve.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë pensionistët, por sipas kritereve të konfirmuara përparësi do t’u jepet atyre të cilët kanë të ardhura më të vogla. Pensionistët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë shërbim në vitin 2010 dhe 2011 e humbin të drejtën që këtë vit të aplikojnë për këtë shërbim.

Rekreacioni në banja përfshin gjashtë pansione të plota në disa nga banjat në shtet, terapi të banjës, një kontroll të obliguar shëndetësor dhe harxhimet për transport me vlerë të biletës kthyese të autobusit nga vendi i jetesës deri te banja.

Shërbimi mund të shfrytëzohet vetëm në periudhën prej 19 mars deri më 30 nëntor në kohëzgjatje prej shtatë ditëve.

Për realizimin e projektit janë siguruar mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *