Home / Lajme / Maqedoni / QMK përcjellë gjendjen në rajonin e Likovës

QMK përcjellë gjendjen në rajonin e Likovës

31 janar-“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos atyre që jetojnë në vendet e ngujuara nga bora në rast se vërejnë çfarëdo shenje rreziku për jetë dhe shëndet të lajmërohen në numrin pa pagesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza 195, numër ky i vënë në dispozicion të qytetarëve 24 orë me qëllim të reagimit të menjëhershëm të organeve kompetente për menaxhimin e situatës”, thekson Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga ana e Komunës së Likovës është kërkuar ndihmë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, për shkak të mungesës së makinerive të posaçme për pastrimin e rrugëve në drejtim të fshatrave Goshincë dhe Llukar, e cila është me një gjatësi prej 12 km. Nga momenti i pranimit të informacionit QMK-ja bëri njoftimin e qendrës operative të ARM-së për aktivizimin e mekanizmave të tyre për pastrimin e rrugëve në këtë rajon. Pritet që gjatë ditës së sotme të fillohet me pastrimin e rrugëve të bllokuara në këtë rajon.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos atyre që jetojnë në vendet e ngujuara nga bora në rast se vërejnë çfarëdo shenje rreziku për jetë dhe shëndet të lajmërohen në numrin pa pagesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza 195, numër ky i vënë në dispozicion të qytetarëve 24 orë me qëllim të reagimit të menjëhershëm të organeve kompetente për menaxhimin e situatës”, thekson Qendra për Menaxhim me Kriza.

QMK-ja vazhdimisht është në ndjekje të gjendjes së rrugëve dhe motit të ftohtë në Maqedoni dhe këtë e bën në bazë të autorizimeve ligjore që ka kjo Qendër për koordinimin e institucioneve që janë pjesë e sistemit për menaxhim me kriza, me arsyen që të ndërmerren aktivitetet përkatëse në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

Mot ii ftohtë i paparë e paralizoi Kazakistanin, ku në disa vende temperatura e ajrit ra nën minus 40 gradë.
Mediumet kumtuan se një djalë 21-vjeçar është ngrirë në shkëmbinjtë në rajonin perëndimor të Atirausit. Sinoptikët parashikojnë se i ftohti do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, transmetuan mediumet ruse.
Paralajmërimi për stuhi sot është shpallur në tetë prej 16 rajoneve të Kazakistanit.
Natën e kaluar në tre rajone janë regjistruar temperatura prej rreth minus 40-45 gradë. Deri në fund të javës moti i ftohtë në Kazakistanin verior do të qëndrojë në rreth minus 43 gradë, parashikojnë meteorologët. Në mënyrë drastike ranë edhe temperaturat në Kazakistanin jugor, që tashmë arritën deri 30-35 gradë nën zero.
Reshjet e mëdha të borës në disa rajone malore e rrisin edhe ashtu shtresën e lartë të borës dhe e rrisin rrezikun nga orteqet.
Tashmë disa ditë në disa rajone nuk mbahet mësim në shkollat e mesme. Lëvizja nëpër rrugë në katër rajonet është kufizuar. Ekipet shpëtimtare vazhdimisht gjurmojnë pas automjeteve, të ngujuara në borë. Vetëm në 24 orët e fundit nën shtresat e borës janë zbuluar dhe shpëtuar 30 persona.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *