Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët më të kënaqur nga puna e Kuvendit

Qytetarët më të kënaqur nga puna e Kuvendit

27 janar-Televizioni mbetet mediumi nga i cili qytetarët informohen më së shumti për punën e Kuvendit, ndërsa pas tij vijojnë radioja, interneti dhe gazetat. Pjesa më e madhe e qytetarëve, përkatësisht 61,2 për qind konsiderojnë se informatat që i amrrin përmes mediumeve janë të mjaftueshme për të qenë në rrjedhë me ndryshimet më të rëndësishme ligjore, përderisa për 31,8 për qind mediumi nuk është i mjaftueshëm

Qytetarët janë të kënaqur nga puna e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tregon hulumtimi më i ri i zbatuar nga Instituti për demokraci dhe Fondacionit Vestminster për demorkaci në periudhën prej 20 deri më 23 janar me anë të anketës telefonike.Vlerësimi mesatar që e dhanë qytetarët për punën e Parlamentit të Maqedonisë është 2.86 që paraqet rritje në krahasim me anketën e fundit të zbatuar në janar të vitit 2010, kur vlerësimi ishte 2.59.Të dhënat tregojnë se qytetarët janë të kënaqur nga transparenca e Kuvendit për çka vlerësim pozitiv dhanë 57,8 për qind, ndërsa mendim negativ kanë 34,3 për qind.Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 37,4 për qind vlerësuan se Kuvendi është efikas, 27,9 për qind pjesërisht efikas, ndërsa 13,7 për qind se tërësisht është efikas.Në pyetjen se si e vlerësojnë punën e deputetëve në debatet plenare dhe të komisioneve, pozitivisht janë përgjigjur 39,2 për qind, negativisht 48,1 për qind, përderisa 12,6 për qind nuk patën përgjigje.Qytetarët konsiderojnë se deputetët duhet të tregojnë nisshmëri për përgatitjen dhe propozimin e ligjeve për çka u deklaruan 87,6 për qind, përderisa 5,9 për qind mendojnë se nuk ka nevojë për atë. Hulumtimi tregon se më të kapshëm për qytetarët janë deputetët nga njësitë zgjedhore 4 dhe 6, përderisa më pak të kapshëm janë deputetët nga njësia zgjedhore 5.Ngritje të mendimit pozitiv tek qytetarët ka edhe për punën e kryetarit të Kuvendit, përkatësisht 53,1 për qind e të anketuarve dhanë mendim pozitiv për punën e tij, ndërsa 27,5 për qind nuk janë të kënaqur.Televizioni mbetet mediumi nga i cili qytetarët informohen më së shumti për punën e Kuvendit, ndërsa pas tij vijojnë radioja, interneti dhe gazetat. Pjesa më e madhe e qytetarëve, përkatësisht 61,2 për qind konsiderojnë se informatat që i amrrin përmes mediumeve janë të mjaftueshme për të qenë në rrjedhë me ndryshimet më të rëndësishme ligjore, përderisa për 31,8 për qind mediumi nuk është i mjaftueshëm.Në pyetjen se sa shpesh i ndjekin mbledhejt kuvendore përmes kanalit të Kuvendit, 31,8 për qind janë përgjigjur rrallë, 18,9 për qind asnjëherë dhe 12,3 për qind çdo ditë.Lidhur me atë se çfarë është kontrolli i Kuvendit ndaj Qeverisë, 45,7 për qind u deklaruan se është i vogël, 32,1 për qind adekuat, ndërsa 10 për qind thanë se është i vogël.Sipas shefit të Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Marjan Maxhovski, treguesit nga anketa i referohen ndryshimeve pozitive që janë bërë gjatë periudhës së kaluar në Parlament.”Kjo i referohet, thënë kushtimisht, efektit të vonuar të ndryshimeve pozitive që janë bërë gjatë dy-tre viteve në Parlament. Ndryshimet pozitive janë bërë me vendosjen e Rregullores së re për punë dhe sjellja e Ligjit për Kuvend me të cilin u vendosën mekanizma që e përforcojnë kapacitetin e Parlamentit”, tha Maxhovski në konferencën e sotme për shtyp, ku u kumtuan rezulatet e hulumtimit.Hulumtimi është zbatuar në periudhën prej 20 deri 23 janarit ndaj 1.111 të anketuarve të cilët u përgjigjën në 16 pyetje. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 72,3 për qind ishin maqedonas, 23,1 për qind shqiptarë, ndërsa 4,6 për qind nga bashkësitë e tjera etnike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *