Home / Lajme / Maqedoni / Reagime të përfaqësuesve të huaj në Maqedoni për ngjarjet në rajonin e Strugës

Reagime të përfaqësuesve të huaj në Maqedoni për ngjarjet në rajonin e Strugës

31 janar-Ekipet e OSBE-së me kujdes do t’i ndjekin ngjarjet në Strugë. Vëzhguesit kanë qenë në terren, informojnë nga misioni i kësaj organizate dhe apelojnë për qetësim të situatës.

Partia më e madhe opozitare LSDM i ka bërë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevksi që të flas dhe të dënojë ngjarjet e fundit në Strugë.

“Jemi të shqetësuar se situata mund të dal jashtë kontrollit. Në vend të qetësimit të situatës, për çdo ditë po ndodhin incidente të reja dhe tensione ndëretnike. Po e shfrytëzojmë rastin që edhe njëherë të dënojmë të gjitha këto provokime politike që me vetëdije po luhet me emocionet e maqedonasve dhe shqiptarëve”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.

Ai ka apeluar që kryeministri Gruevski të mos ikë nga përgjegjësia dhe të deklarohet, ndërsa kërkojnë që qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve politike.

LSDM kërkon që institucionet përgjegjëse shtetërore menjëherë të gjejnë autorët e këtyre akteve vandale dhe incidenteve. “është e palejueshme që ulja e tensioneve ti lihet vetëm kryetarëve të komunave të Vevçanit dhe Strugës. Kryeministri maqedonas nuk guxon të rrijë anash nga këto ngjarje të pakëndshme. Ai ka përgjegjësi direkte për të ndërmarrë hapa konkret për qetësimin e situatës”, ka theksuar Georgiev, duke shtuar se gjatë mandatit të tij nuk është rasti i vetëm i Strugës lidhur me tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup kërkon që autoritetet t’i pastrojnë incidentet e fundit në Strugë dhe t’i nxjerrin fajtorët para drejtësisë.

Në deklaratë për Radio Evropa e Lirë, theksojnë se marrëdhëniet e mira ndëretnike janë absolutisht të domosdoshme në çdo shtet, duke e përfshirë edhe vendin, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ekipet e OSBE-së me kujdes do t’i ndjekin ngjarjet në Strugë. Vëzhguesit kanë qenë në terren, informojnë nga misioni i kësaj organizate dhe apelojnë për qetësim të situatës.

Ambasadori britanik Kristofer Ivon, përësri, shfaqi shpresë se thirrjet e liderëve politik për qetësim të situatës do të respektohen nga të gjitha palët.
Presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite në vilën Vodno do të ketë takim me kryetarët e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul ulema haxhi efendi Sulejman Rexhepin dhe të Kishës Ortodokse Maqedonase kryepeshkopin e Ohrit z.z.Stefanin.

Në takimin e iniciuar nga Ivanovi, do të bëhet fjalë për ndodhitë e fundit në Strugë dhe pritet të dërgohet porosi e përbashkët për qetësimin e gjendjes.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *