Home / Sport / Reali i fortë, por…. Barca e eliminon!

Reali i fortë, por…. Barca e eliminon!

Me barazimin në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit me rezultat 2-2 ishin Los Blancos ata që u eliminuan nga çerekfinalja e Copa del Rey pavarësisht se Mbretërit patën një paraqitje fantastike në këtë takim. Vendimtare rezultoi fitorja e katalansve 2:1 në ndeshjen e parë.

Takimi nisi furishëm për ‘mbretërit’, kur pas gabimit të Alvezit, Higuain humbi rast të 100% në sekondën e 11-të të takimit.

Menjëherë pas këtij rasti vjen një super-goditje e Mesut Ozil i cili godet shtyllën ku pas topit të devijuar ishte përsëri Higuain i cili godet me të majtën e tij por topin e ndal Pinto.

Edhe Ronaldo godet me të majtën e tij por ishte përsëri Pinto në vend të tij.

Në minutën e 43 Lionel Messi lëshohet në vrullin e tij dhe bën një pasim maestral te Pedro i cili godet me të parën për të kaluar Blaugranët në epërsi.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Daniel Alves me një goditje të fortë shënon një supergol për të dyfishuar epërsin e Blaugranëve.

Sidoqoftë, Real Madridi nuk u dorëzua për asnjë moment. Në minutën e 68 Mesut Ozil tregon se është ndër mesfushorët më të mirë në botë pasi pason në mënyrë fantastike deri te Ronaldo i cili edhe më mirë e kalon Pinton për të ngushtuar epërsinë e Barcelonës.

Katër minuta më vonë, Karim Benzema e kalon Puyolin dhe shënon për të barazuar rezultatin.

Ndeshja u nxehë shumë pas këtij goli ndërsa Real Madridi bëri presion të madh te porta e Barcelonës për të shënuar golin e fitore dhe të kualifikimit.

Sidoqoftë,Mbretërit nuk arritën të bënin një gjë të tillë dhe kështu pavarësisht barazimit është Barcelona ajo që kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey, ndërsa Reali eliminohet nga kompeticioni i vetëm ku mundi të fitojë viteve të fundit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *