Home / Sport / Renova firmos me Demir Imerin

Renova firmos me Demir Imerin

‘Mund të konfirmoj me kënaqësi se Demir Imeri është futbollist i ri i Renovës. Ne jemi të kënaqur që në skuadër ofrojmë një talent të madh si që është Imeri dhe kjo tregon se ne po i përmbahemi planit tonë afatgjatë për të rinovuar ekipin. Mosha e re e Imerit nënkupton se ai ende ka hapësirë që në ekipin tonë të ndërtohet si futbollist dhe të përparojë edhe më shumë, kështu që ne presim shumë nga ai në të ardhmen’, deklaroi koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani.

Talenti i madh kërcovar Demir Imeri është futbollist i ri i Renovës. Ky është përforcimi i tretë i xhepcishtasve në këtë afat kalimtar, pasi paraprakisht ofruan Zendelin dhe Pandevin. Imeri është futbollist jashtëzakonisht i talentuar dhe vjen nga ekipi i Vllazërimit të Kërcovës. Ai është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë për futbollistë deri në 17-të vjet dhe është futbollist për të ardhmen. ‘Mund të konfirmoj me kënaqësi se Demir Imeri është futbollist i ri i Renovës. Ne jemi të kënaqur që në skuadër ofrojmë një talent të madh si që është Imeri dhe kjo tregon se ne po i përmbahemi planit tonë afatgjatë për të rinovuar ekipin. Mosha e re e Imerit nënkupton se ai ende ka hapësirë që në ekipin tonë të ndërtohet si futbollist dhe të përparojë edhe më shumë, kështu që ne presim shumë nga ai në të ardhmen’, deklaroi koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani i cili gjatë gjithë kohës është afër ekipit në Ohër, ku skuadra zhvillon përgatitjet. ‘Jemi të kënaqur me këtë fazë të përgatitjeve ku gjithçka shkon sipas planit. Kemi kushte shumë të mira për punë dhe kjo na bën që problem të vijojmë stërvitjet. Në ekip kemi atmosferë të mirë, angazhimet e reja Zendeli, Pandev dhe tani edhe Imeri po akomodohen si duhet dhe ne presim që skuadra të prosperojë si duhet’, pohoi Sulejmani. Koordinatori i Renovës vlerësoi se Renova ka kapacitet që të ngjitet më lart në tabelë, ndërsa konfirmoi se Kupa është caku kryesor i xhepcishtasve. ‘Me futbollistët e angazhuar ne kemi mbyllur këtë merkato. Vlerësojmë se kemi kualitet në skuadër për të synuar pozitat e para në renditje, megjithëse po ngecim shumë me pikë. Gjithsesi caku ynë mbetet Kupa e Maqedonisë ku shpresojmë të hyjmë në finale. Përballemi me Vardarin, ekip kualitativ që e respektojmë shumë, por që njëkohësisht besojmë se mund ta kalojmë. Nëse në ndeshjen e parë nxjerrim rezultat pozitiv, në takimin e kthimit në Tetovë gjithçka është e mundshme. Mirëpo për këtë ka kohë, tani ne duhet të përgatitemi si duhet dhe të gatshëm të presim fillimin e kampionatit’, përfundoi Enver Sulejmani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *