Home / Sport / Renova niset për në Ohër

Renova niset për në Ohër

“Prej të mërkurën do të jemi në përgatitjet në Ohër. Të mërkurën do të nisemi ndërsa stërvitjet e para do të fillojnë nga dita e enjte, kur stafi i trajnerëve me Vlatko Kostovit do të realizojë planin e hartuar”, tha drejtori sportiv Lirim Saiti.

Renova të mërkurën nis fazën e parë të përgatitjeve në Ohër, ku do të qëndrojë deri më 19 janar, që pastaj të rikthehet në Tetovë për të vazhduar përgatitjet e mëtejme. Ajo që është objektiv kryesor i drejtuesve, por edhe stafit të trajnerëve është që futbollistët të mos pësojnë ndonjë lëndim. “Prej të mërkurën do të jemi në përgatitjet në Ohër. Të mërkurën do të nisemi ndërsa stërvitjet e para do të fillojnë nga dita e enjte, kur stafi i trajnerëve me Vlatko Kostovit do të realizojë planin e hartuar”, tha drejtori sportiv Lirim Saiti. Drejtuesit dëshirojnë që kjo periudhë të shërbejë për akumulimin e forcës fizike, e cila do të jetë mëse e domosdoshme në garat finale të sezonit pranveror. “Ajo që është me rëndësi për ne është që avancojmë edhe futbollistët e rinj në ekipin senior dhe tu japim më shumë hapësirë edhe atyre. Mirëpo më së paku do të dëshironim që ndonjë futbollist të lëndohet në këtë periudhë kohore, pasi një lëndim i marrë në këtë pjesë do të thotë edhe qëndrim më të gjatë jashtë terrenit të gjelbër”, potencon Saiti. Përforcimet nuk janë ende temë e diskutimit, pasi Saiti vazhdimisht thekson se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, por evidente është se do të duhet të angazhohen mbrojtës kualitativ , të cilët do ët ishin zëvendësim për kosovarët e larguar. “Ende nuk kemi asgjë të re në këtë plan. Tani për tani nuk kemi ndonjë ofertë konkrete për ndonjë futbollist. Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe nëse e shohim si të nevojshme, do të kërkojmë futbollist në repartin ku kemi mungesa”, thotë Lirimi. Sfidat kontrolluese janë më se nevojshme për të parë formën e futbollistëve por edhe për të testuar idetë e Vlatko Kostovit sa i përket formacioneve taktike. Kundërshtari i parë në këtë drejtim është skuadra e Ohrit, e cila është treguar vazhdimisht si një oponentë për tu respektuar, posaçërisht kur luan në terrenin vendas.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *