Home / Sport / Renova rrëmben Zendelin

Renova rrëmben Zendelin

‘Me kënaqësi të madhe mund të konfirmoj se Suat Zendeli është futbollist i ri i Renovës. Kemi angazhuar portier cilësor, i cili pritet të ngrejë cilësinë e skuadrës tonë, në drejtim të arritjes së ambicieve. Mendoj se kemi angazhuar portierin më të mirë në Maqedoni dhe për këtë ndjehemi shumë krenar’, konfirmoi transferimin me kënaqësi të madhe, drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Renova ka angazhuar në rradhët e saj ndoshta portierin më të mirë në Maqedoni për momentin, Suat Zendelin. Drejtuesit e skuadrës xhepcishtase nuk janë kujtuar shumë dhe me shpejtësi kanë siguruar për një vit shërbimet e ish-gardianit të Shkëndijës, i cili pas kthimit nga Rumania, gati dy muaj ishte i lirë dhe prite angazhim. Edhe pse bazuar në deklaratat e mëparshme të Zendelit, dukej se ai do të rrikthehej në Shkëndijë, mirëpo me që se ky proces zgjati më shumë se dy muaj dhe marrëveshja mungoi, Renova shfrytëzoi këtë situatë, duke përforcuar portën e saj me këtë portier cilësor. Zendeli kthehet në Tetovë, mirëpo jo aty ku bëri historinë dy vitet e kaluara. Gjithsesi Renova është destinacioni i tij i rradhës, kur pritet të vazhdojë të shkëlqejë me performansat e tij të padiskutueshme. Xhepcishtasit me këtë lëvizje kanë bërë një punë të madhe, pasi prania e Zendelit pa dyshim se do ta ngrisë në nivel shumë më të lartë kualitetin e ekipit. ‘Ka dy muaj që jam kthyer në Maqedoni dhe pres një angazhim të ri. Kam folur për gjithë që ka ndodhur më parë dhe si rezultat i kësaj unë mbeta i lirë. Drejtuesit e Renovës më ofruan kushte shumë të mira dhe 12-të muajt e ardhshëm do të jem pjesë e kësaj skuadre. Falemenderoj me këtë rast edhe një herë gjithë ata që më kanë përkrahur në të kaluarën’, u shpreh shkurt Suat Zendeli, pasi firmosjes së kontratës njëvjecare me skuadrën e Renovës. E në ndërkohë transferimin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti, i cili nuk fshehi kënaqësinë nga marëveshja e arritur. ‘Me kënaqësi të madhe mund të deklaroi se Suat Zendeli është futbollist i ri i Renovës. Kemi angazhuar portier cilësor, i cili pritet të ngrejë cilësinë e skuadrës tonë, në drejtim të arritjes së ambicieve. Mendoj se kemi angazhuar portierin më të mirë në Maqedoni dhe për këtë ndjehemi shumë krenar’, sqaroi me kënaqësi të madhe, Lirim Sahiti. Zendeli këto ditë pritet t’i bashkohet në seancat stërvitore skuadrës së tij të re, me të cilën në kampionat do të tentojnë të ngjiten më lartë se pozita e 6-të momentale, ndërsa akcenti kryesor do të jetë Kupa e Maqedonisë, ku Renova është në gjysmëfinale ndërsa pretendon që përmes kësaj gare të sigurojë dalje në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *