Home / Lajme / Botë / Restoranti ndalon hyrjen për politikanë

Restoranti ndalon hyrjen për politikanë

9 janar-“Vijnë pa paralajmërim dhe pa një pa dy, lokali vërshohet nga gazetarë e kamera e blla blla blla. Ne po tentojmë të zhvillojmë biznes këtu ndërsa këto punët e tyre “votoni për mua” e të ngjashme janë shumë të bajatshme dhe të mërzitshme, jo vetëm për stafin tonë, por edhe për klientët”, ka thënë Colby, duke shtuar se ata (politikanët) “e bëjnë punën të madhe kur vijnë këtu”. “Mund t’i shohim vazhdimisht në TV, por kur jeni duke ngrënë mëngjesin, nuk doni t’i dëgjoni apo shihni”, ka thënë ai

Cheeseburger dhe patate të fërguara, por vetëm nëse nuk je politikan. Ky është vendimi i një restoranti të vogël në Nju Hempshajër në SHBA, shtetin ku Republikanët do të matin së shpejti forcat e tyre.

Në derën e “Colby’s Breakfast & Lunch” shkruhet qartë: “S’lejohen Politikanët. S’ka përjashtime”. Pronari i lokalit, Jeremy Colby tha se e mori vendimin pas ankesave të klientëve.

“Vijnë pa paralajmërim dhe pa një pa dy, lokali vërshohet nga gazetarë e kamera e blla blla blla. Ne po tentojmë të zhvillojmë biznes këtu ndërsa këto punët e tyre “votoni për mua” e të ngjashme janë shumë të bajatshme dhe të mërzitshme, jo vetëm për stafin tonë, por edhe për klientët”, ka thënë Colby, duke shtuar se ata (politikanët) “e bëjnë punën të madhe kur vijnë këtu”. “Mund t’i shohim vazhdimisht në TV, por kur jeni duke ngrënë mëngjesin, nuk doni t’i dëgjoni apo shihni”, ka thënë ai.

Ai tha se vizitat e shpeshta të guvernatorit të Teksasit, Rick Perry si dhe ish-kandidates republikane për presidente, Michele Bachman, e cila ditë më parë hoqi dorë nga gara, ishin arsyeja më e fortë për marrjen e këtij vendimi.

“Thjeshtë, na lodhën”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *