Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski: Do të korrigjohet sistemi për birësim të fëmijëve sepse ka lëshime serioze

Ristovski: Do të korrigjohet sistemi për birësim të fëmijëve sepse ka lëshime serioze

2 janar-Sipas tij, në aksionin e përbashkët me MPB-në dhe Drejtorinë për evidencë amë për evidentim të personave të cilët muk janë të regjistruar në evidencën amë i cili siç thotë është në vijim në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Strumicë, me tendencë që të zgjerohet në gjithë territorin e Maqedonisë, deri tani janë zbuluar 229 persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski konsideron se ka lëshime serioze në sistemin sipas të cilit deri tani janë kryer birësimet e fëmijëve pa prindër ose përkujdesje prindërore dhe se, ata, mes tjerash, kanë qenë kusht që të ndodhin parregullsi të mëdha në këtë proces. Në intervistën, të cilën MIA do ta publikojë të plotë, ai thotë se për sjelljen eventuale kriminele të këtyre personave do të mund të flitet vetëm nëse nga kontrolli dalin dëshmi zyrtare.

“Në sistemin e deritanishëm ka lëshime serioze. Unë nuk do t’i kisha ashpërsoja spekulimet për sjellje të qëllimshme ose kriminele të personave të caktuar derisa për këtë nuk ka dëshmi zyrtare. De fakto ka një sërë vrimash në sistem të cilat i diagnistifikuan në gjithë këtë periudhë të analizës. Ato duhet të korrigjohen, sepse çfarëdo lloj sistemi, sado që të ketë zgjidhje të mira, nëse ka kundërshtime ose vrima, do të krijojë probleme”, thotë ministri Ristovski.

Ai shton se ende po zgjatë kontrolli në qendrat për punë sociale dhe se atje ku do të vërtetohen parregullsi në procedurën për birësim, personat përgjegjës do të sanksionohen në mënyrë adekuate.

“Deri më tani janë dënuar 16 punonjës profesionalë. Ata janë sistemuar në vende tjera të punës. Komisioni i ri është i përbërë nga kuadro profesionale me kualitet të lartë nga Ministri dhe besoj se së shpejti të gjithë fëmijët të cilët presin në listën për birësim do të fitojnë familje dhe shtëpi të ngrohtë”, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Ristovski potencoi se raporti shëndetësor ka përfunduar, se pediatrat kanë bërë kontrollim të fëmijëve dhe kanë dhënë ide se çka duhet të bëhet.

“Së shpejti duhet të përfundojë kontrolli nëpër qendrat për punë sociale që të mund të krahasohen raporti shëndetësor dhe raporti nga kontrolli nëpër qendrat për punë sociale. Pastaj duhet të bëhet korrigjim i sistemit në drejtim të kategorizimit më fleksibil të fëmijëve. Kjo do të thotë se nuk do të ketë kategorizim rigid si deri më tani – fëmijë i shëndoshë, fëmijë në rrezik dhe fëmijë me pengesa, por do të ketë fëmijë me zhvillim të mirë psikomotorik të cilët kanë përafërsisht prej 80 deri 100 për qind zhvillim të mirë psikomotorik. Deri më tani për shembull një fëmijë me 80 për qind kategorizohej si fëmijë në rrezik. Praktikisht do të ketë katër kategoriime ose ndoshta edhe pesë sipas metodologjisë së re e cila do të bëhet në bazë të propozimeve të punonjësve shëndetësorë. ky kategorizim do të korrigjohet në vetë softuerin, kështuqë, kur do të futen të dhënat për fëmijët do të futen në mënyrë që do të bëhet futje më fleksibile. Për shembull nëse ndonjë fëmijë deri më tani është kategorizuar si fëmijë në rrezik, softueri nuk e ka nxjerrë kur është kërkuar fëmijë i shëndoshë, për shkak se ka qenë për shembull me 90 për qind të zhvillimit të mirë psikomotorik. Sipas pediatrave ky është fëmijë i shëndoshë dhe tani ata do të dalin në listën kur do të kërkohet fëmijë i shëndoshë”, theksoi Ristovski.

Shton se për këtë arsye do të ketë ndryshime plotësuese të ligjit dhe korrigjim, ndoshta edhe përgatitje të rregullores së re.

Ministri paralajmëroi se do të ketë kontroll të rritur të komisionit qendror i cili do të bëjë ekspertizë për çdo gjendje. “Për çdo fletëparaqitje për fëmijën do të formohet komision i ri. Krahas këtij për birësim do të ketë komision për pediatra i cili para çdo birësimi me birësuesit potencialë si punonjës shëndetësorë që t’i relaksojnë në pikëpamje të gjendjes shëndetësore të fëmijës”, thotë Ristovski.

Ai në intervistën foli edhe për akuzimet e shpeshta të opozitës se Qeveria po ballafaqohet me papunësi me fshirjen e personave të papunë nga listat e Agjencisë për punësm.

“Çështjet lidhur me evidencën e personave të papunë janë konfirmuar me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë. Qëllim dhe prioritet i Ligjit janë masat e këtilla, e jo fshirja nga evidenca e personave të papunë. Fshirja është zbatuar dhe do të zbatohet në rastet kur nuk respektohen obligimet dhe afatet e konfirmuara me Ligj, ndërsa janë në lidhje me paraqitjen, udhëzimin për shkak të punësimit ose me refuzim në inkuadrim në programe dhe masa të caktuara për punësim. Sipas të dhënave më të reja nga Agjencia për punësim në evidencën e personave të papunë janë evidentuar rreth 280.000 persona”, thotë ministri Ristovski.

Lidhur me aksionin për largimin e fëmijëve nga rruga, pas fillimit të së cilit kishte edhe disa informata për ekzistim eventual të krimit të organizuar në të cilin është keqpërdorur fuqia fëmijërore, ministri i Punës thotë se ai është ende në vijim dhe se deri më tani janë parashtruar një numër i madh i kallëzimeve penale dhe kundërvajtëse.

“Aksioni ende është në vijim në qytetet Shkup, Kumanovë, Manastir, Prilep dhe Ohër ku janë të evidentuar numër më të madh të fëmijëve në rrugë. Deri në këtë moment janë takuar rreth 75 fëmijë në rrugë. Masa e përkujdesje së përkohshme në institucion është zbatuar për 28 fëmijë. Deri më tani MPB-ja punon intensivisht në detektimin e rasteve të këtilla ose të ngjashme. Për momentin për keqpërdorim të punës së fëmijëve janë parashtruar rreth 40 kallëzime penale dhe 20 kallëzime kundërvajtëse deri te Prokurori Themelore Publike”, deklaroi ministri i Punës.

Sipas tij, në aksionin e përbashkët me MPB-në dhe Drejtorinë për evidencë amë për evidentim të personave të cilët muk janë të regjistruar në evidencën amë i cili siç thotë është në vijim në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Strumicë, me tendencë që të zgjerohet në gjithë territorin e Maqedonisë, deri tani janë zbuluar 229 persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve.

“Ndërprerja e ciklit të përjashtueshmërisë nga regjistrimi është proces kompleks dhe i rëndë i cili kërkon angazhim, pajtueshmëri dhe mbështetje nga qendrat dhe institucionet lokale. Njëkohësisht me inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar, posaçërisht të UNCHR-së, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë siguruan ndihmë juridike për më shumë se 4300 persona dhe bëmë hartimin e vëllimit të problemeve me mungesë të dokumentacionit personal rek grupet e margjinalizuara në shtet dhe janë përgatitur rekomandime kyçe për trajtim më të mirë të këtij problemi në të ardhmen”, thotë ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski në intervistë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *