Home / Sport / Rufeja-M angazhon Osmanin dhe Miftarin

Rufeja-M angazhon Osmanin dhe Miftarin

‘Ne vazhdimisht kërkojmë të angazhojmë futbollistë cilësor dhe së fundmi kemi arritur marrëveshje me Osmanin dhe Miftarin. I pari është futbollist i ri, mesfushor kualitativ, para se gjithash potencial që pritet të përparojë edhe më shumë te ne, ndërsa për portierin Miftari s’ka nevoj të flas, pasi ai tani më është i njohur dhe ka mbrojtur edhe për skuadra me renome në Ligën e Parë të Maqedonisë. Jemi të kënaqur që i kemi në mesin tonë dhe shpresojmë që ata të dëshmojnë veten me paraqitje kualitative’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Klubi i futbollit Rufeja-M nga fshati Miletinë i Tetovës tani më disa ditë është duke realizuar fazën e parë të përgatitjeve dimërore, para vazhdimit të kampionatit në Ligën e Dytë, ku këtë skuadër e pret luftë e madhe për sigurimin e mbijetesës. Stafi teknik në këtë faza të parë është duke punuar në përgatitje force, ndërsa drejtuesit e ekipit nuk ndalen së kërkuari përforcime kualitative. Pasi ditë më parë Rufeja-M angazhoi katër futbollistë, kësaj liste i shtohen edhe dy emra tjerë që angazhohen nga miletinasit. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri dhe kualitativ Hasan Osmanin, i cili vjen nga rradhët e Teteksit, si dhe portierin e mirënjohur shkupjan Dardan Miftarin. Këta dy futbollistë pritet që të shtojnë konkurencën në ekip, pasi me kualitetin e tyre sigurisht përbëjnë përforcime të qëlluara. ‘Ne vazhdimisht kërkojmë të angazhojmë futbollistë cilësor dhe së fundmi kemi arritur marrëveshje me Osmanin dhe Miftarin. I pari është futbollist i ri, mesfushor kualitativ, para se gjithash potencial që pritet të përparojë edhe më shumë te ne, ndërsa për portierin Miftari s’ka nevoj të flas, pasi ai tani më është i njohur dhe ka mbrojtur edhe për skuadra me renome në Ligën e Parë të Maqedonisë. Jemi të kënaqur që i kemi në mesin tonë dhe shpresojmë që ata të dëshmojnë veten me paraqitje kualitative’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi, i cili shtoi se skuadra miletinase ka nevojë edhe për një mbrojtës cilësor. ‘Mendoj se me përforcimet jemi ofruar kah fundi dhe planifikojmë që ndoshta të angazhojmë edhe një futbollist nga reparti i mbrojtjes. Kemi nevojë për një stoper cilësor dhe këto ditë jemi në kërkim të një futbollisti të tillë’, tha Fetishi. Sa i përket fazës përgatitore drejtori sportiv i KF Rufeja-M, shprehet i kënaqur dhe shpreson që ekipi në kohë të arrijë formën optimale para vazhdimit të kampionatit. ‘Patjetër të jemi të kënaqur me këto disa ditë të para të përgatitjeve dimërore. Stafi teknik në këtë fazë të parë punon në aspektin e forcës, ndërsa në fazën e dytë do të ushtrohet me top dhe sigurisht parashihen disa ndeshjes kontrolluese. Planifikojmë të zhvillojmë rreth 8-të përballje kontrolluese me kundërshtarë kualitativ, përmes së cilave besojmë të arrijmë formën optimal. Tani më kemi caktuar që më 28 janar të kemi takimin e parë kontrollues dhe kundërshtari jonë do të jetë KF Lepenci i Kacanikut. Vendi i zhvillimit të takimit do të caktohet këto ditë. Sa u përket kundërshtarëve për ndeshjet tjera kontrolluese do të vendoset pasi të definojmë të gjitha detajet’, sqaroi Fetishi, i cili tha se Rufeja-M nuk planifikon të lëvizë nga baza e saj e njohur (stadiumi i fshatit Brvenicë në Tetovë) dhe deri në fillim të kampionatit do të përgatitet në teren të vet, me atë që varësisht prej kundërshtarëve ndeshjet kontrolluese ndoshta do t’i zhvillojë jashtë. Rufeja-M me dy përforcimet e fundit Osmanin dhe Miftarin, con në 6-të numrin e aktivizimeve të reja, pasi paraprakisht miletinasit angazhuan Shaban Sulejmanin, Leonard Kallabën, Xhihan Seferin dhe Fati Nuhiun.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *