Home / Sport / Rufeja përforcohet për mbijetesë

Rufeja përforcohet për mbijetesë

‘Kemi angazhuar disa futbollistë që në vazhdim të kampionatit të jenë pjesë e skuadrës sonë. Vlerësojmë se kanë kualitetin e duhur për të ngritur cilësinë e ekipit tonë dhe për këtë qëllim i kemi sjellë në përbërje, duke pritur që ata të na ndihmojnë në përmbushjen e ambicieve tona në pranverë. Dihet se duke u bazuar në situatën momentale në tabelë, detyra jonë primare është të sigurojmë mbijetesën në Ligën e Dytë’, tha mes tjerash drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Deri sa futbollistët ende janë në pushim të merituar, drejtuesit e KF Rufeja-M janë duke punuar me intensitet të shtuar në gjetjen e futbollistëve të rrinjë, të cilët do të rritnin kualitetin në skuadër. Rufeja në stinorin vjeshtor sikur nuk u ambientua si duhet në Ligën e Dytë dhe në dimër shkoi si skuadra e 14-të në renditje. Për këtë qëllim drejtuesit e klubit vlerësojnë se ekipi ka nevojë për ‘gjak të ri’ në përbërje, duke angazhuar që në fillim të janarit disa emra të rrinjë. Shaban Sulejman, Leonard Kallaba, Xhihan Seferi dhe Fati Nuhiu janë katër emrat e rrinjë në taborin e skuadrës nga Miletina e Tetovës. ‘Me futbollistët e lartëpërmendur kemi arritur marrëveshje që në vazhdim të kampionatit të jenë pjesë e skuadrës sonë. Vlerësojmë se kanë kualitetin e duhur për të ngritur cilësinë e ekipit tonë dhe për këtë qëllim i kemi angazhuar, duke pritur që ata të na ndihmojnë në përmbushjen e ambicieve tona në pranverë. Dihet se duke u bazuar në situatën momentale në tabelë, detyra jonë primare është të sigurojmë mbijetesën në Ligën e Dytë’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi, i cili shtoi se skuadra miletinase pritet të jetë aktive edhe në vazhdim të merkatos. ‘Normal që ne me këta katër futbollistë të rrinjë nuk kemi mbyllur listën e përforcimeve për në pranverë. Jemi duke analizuar tregun dhe profilin e futbollistëve për të cilët kemi nevojë. Në koordinim të ngushtë me trajnerin Rexhepi, ne do të vendosim edhe për emrat e rrinjë që do t’i sjellim në skuadër. Më se e sigurtë është se Rufeja do të angazhojë edhe të tjerë futbollistë’, sqaroi Fetishi. Pozita e palakmueshme në tabelë nënkupton vështirësi të mëdha për Rufejën, ndërsa për këtë janë të vetëdijshëm edhe në kryesi. Ata potencojnë se kanë të qartë atë që i pret, por njëkohësisht paralajmërojnë luftë të madhe për t’i shpëtuar më të keqes, largimit nga Liga e Dytë. ‘Në asnjë mënyrë nuk pajtohemi që tani të llogaritemi si skuadër e larguar nga kategoria. Ne e dijmë se na pret punë e vështirë në luftën për mbijetesë, por larg asaj se do të dorëzohemi para kohe. Ne besojmë se mund të mbetemi në ligë dhe për këtë qëllim angazhojmë përforcime, për të qenë edhe më konkurentë. Planifikojmë të nisim me përgatitje më 15 janar dhe deri në fillim të kampionatit besoj që ekipi të ketë kohën e duhur për tu përgatitur. Besojmë në stafin teknik dhe futbollistët që kemi, kështu që edhe pse do të jetë e vështirë, presim që në fund të jemi në pozitat që nuk do rrezikojnë statusin tonë’, përfundoi Fetishi. Pas pjesës vjeshtore Rufeja-M është në pozitën e 14-të me 14-të pikë të tubuara nga 15-të takime të zhvilluara në të cilat regjistruan katër fitore, 2 barazime dhe 9-të disfata.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *