Home / Lajme / Maqedoni / Sapsov dënohet me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit

Sapsov dënohet me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit

16 janar-Gjykata e shpalli fajtor për vrasje me paramendim, ndërsa deri sa të hyjë aktvendimi në fuqi ai do të mbetet në arrest. Sipas aktakuzës, Spasov e ka rrahur Neshkovskin për shkaqe banale derisa në shesh kremtohej fitorja e zgjedhjeve të parakohshme në qershor të vitit të kaluar.

Pjesëtari i njësisë speciale “Tigrat” Igor Spasov është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, gjykoi sot Gjykata Penale në Shkup.

Gjykata e shpalli fajtor për vrasje me paramendim, ndërsa deri sa të hyjë aktvendimi në fuqi ai do të mbetet në arrest. Sipas aktakuzës, Spasov e ka rrahur Neshkovskin për shkaqe banale derisa në shesh kremtohej fitorja e zgjedhjeve të parakohshme në qershor të vitit të kaluar.

Gjykimi zgjati disa muaj. Gjatë gjithë procesit gjyqësor Spasov e mohoi vrasjen.

Familja Neshkovski nuk është e kënaqur nga aktvendimi i shqiptuar. Aleksandar Neshkovski vëllai i Martinit të vrarë dhe familja pavarësisht vendimit paralajmërojnë luftë të mëtejme që të vijnë deri te e vërteta se kush e vrau Martinin. Sot në mesditë është caktuar marsh protestues nga sheshi “Maqedonia” deri te Prokuroria.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *