Home / Lajme / Maqedoni / Saraçini: Energjia nuk do të lirohet, qytetarët të kursejnë

Saraçini: Energjia nuk do të lirohet, qytetarët të kursejnë

4 janar-“Ulje të çmimit të energjisë elektrike sigurisht se nuk do të ketë. Përkundrazi, do të ketë rritje më të mëdha të çmimit të rrymës dhe për këtë arsye është koha të orientohemi drekt efikasitetit më të madh energjetik”, theksoi ministri Saraçini në konferencë shtyp.

Qytetarët t’i ndryshojnë shprehitë e deritanishme, racionalisht ta harxhojnë energjinë dhe më shumë të kursejnë, porositi sot ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, duke theksuar se prodhimtaria e energjisë elektrike është gjithnjë e më e shtrenjtë, ndërsa çmimi i rrymës do të rritet.

“Ulje të çmimit të energjisë elektrike sigurisht se nuk do të ketë. Përkundrazi, do të ketë rritje më të mëdha të çmimit të rrymës dhe për këtë arsye është koha të orientohemi drekt efikasitetit më të madh energjetik”, theksoi ministri Saraçini në konferencë shtyp.

Ndërrimi i dritave të vjetra me të reja energjetike më efikase, izolim i dritareve dhe tavaneve në shtëpi, blerje të aparateve për amvisëri me efikasitet më të madh energjetik janë vetëm një pjesë e masave për kursim më të madh të rrymës që i propozon Ministria e Ekonomisë, ndërsa të përfshira në broshurën e re “Kurse, kyçe trurin, shkyçe rrymën”.

“Me ngrohje më efikase, izolim më efikas dhe ndriçim më efikas mund të kursejmë prej 20 deri 40 për qind nga shpenzimet për energji, ndërsa shteti mund të kursejë rreth 700 gigavatë-rë”, theksoi Saraçini.

Ministria e Ekonomisë për këtë vit ka ndarë gjashtë milionë denarë për subvencionim për kolektorë diellorë. Ky aktivitet do të fillojë të realizohet nga shkurti dhe për dallim nga viti i kaluar zgjedhja do të jetë më transparente.

Sipas profesorit Konstantin Dimitrov, çdo shtëpi duhet të mbajë llogari për buxhetin e vet dhe t’i ndryshojë shprehitë e tyre.

“Efikasiteti energjetik për Maqedoninë nuk është vetëm detyrë, por nevojë. Një euro i investuar në efikasitetin energjetik kthehet si tre euro”, tha Dimitrov, duke shtuar se qytetarët janë të vetëdijshëm për efikasitet energjetik, por që nuk kanë njohje e mjaftueshme për këtë.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *