Home / Lajme / Maqedoni / Së shpejti instalohet ngrohja qendrore

Së shpejti instalohet ngrohja qendrore

5 janar-Në Qendër për kulturë të Tetovës sistemi i ngrohjes qendrore është instaluar para 40 vjetëve, aq sa ekziston edhe qendra e kulturës

Rreth 50 aktivitete më pak ka pasur gjatë vitit 2011 në Qendrën për kulturë në Tetovë. Zakonisht brenda vitit në këtë qendër organizohen mesatarisht nga 130 aktivitete të ndryshme kulturore, politike, ekspozita, panaire etj. Kjo është si pasojë e mospasjes së ngrohjes qendrore tani e dy vite me radhë. Gati se gjysma e aktiviteteve janë reduktuar në këtë qendër ose organizatorët kanë zgjedhur vende më të përshtatshme për të organizuar aktivitetet e tyre.

“Është e vërtetë se kemi pasur më pak aktivitete gjatë vitit të kaluar. Në vitet paraprake janë mbajtur prej 130 deri në 150 aktivitete. Vitin 2011 kemi pasur 80, edhe atë kryesisht gjatë muajve prill, qershor, korrik, gusht, shtator. Ndërsa në muajt tetor, nëntor, dhjetor ka patur shumë pak aktivitete. Mospasja e ngrohjes qendrore e ka bërë të veten dhe për këtë shkak kemi pasur me pak organizime. Dy vjet nuk ka aspak ngrohje në pallat. Kalldajet (kazanat) kanë qenë në gjendje të amortizuara. Mjeshtrit nga Shkupi vite me radhë kanë bërë riparimin e tyre, por dy vjetëve të fundit nuk pranojnë të riparojnë për shkak të vjetërsisë”, thotë Artan Arsllani, drejtor artistik në Qendrën për kulturë në Tetovë. Megjithatë pritet që këtë vit ky problem të zgjidhet. Së fundmi Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas Arsllanit, në fund të janarit pritet që të përfundojnë punët rreth rregullimit të ngrohjes qendrore.

“Momentalisht janë duke u zhvilluar punët për sa i përket ngrohjes qendrore. Shpresojmë se ministria do të gjejë mjete edhe për naftë. Projekti që ka filluar në dhjetor, kap vlerën prej 100 mijë eurove, mjete këto të siguruara nga Ministria e Kulturës. Me këtë presim që të ngrohim një objekt prej 6500 metra katrorë aq sa është i tërë objekti. Planifikojmë që nëse na arrin buxheti ta rregullojmë edhe sistemin e ftohjes, e cila është e nevojshme gjatë verës”, thotë ai. Në Qendër për kulturë të Tetovës sistemi i ngrohjes qendrore është instaluar para 40 vjetëve, aq sa ekziston edhe qendra e kulturës. Prej asaj kohe nuk ishte rregulluar aspak ky sistem në objektin e vetëm kulturor në Tetovë ku janë mbajtur me mijëra aktivitete me karakter politik, shoqëror, kulturor. Pritjet janë se këtë vit ky problem do të rregullohet, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të përshpejtuar. Edhe pse nga ana e autoriteteve të Qendrës për kulturë në Tetovë mirëpresin këtë investim, ata pohojnë se i tërë sistemi për ngrohej në këtë objekt kushton rreth 500 mijë euro, por edhe me këto mjete pritjet janë se objekti do të ngrohet dhe do të rikthehen aktivitetet të cilët nuk ishin mbajtur tash e dy vite.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *