Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkohet kryeshefi i policisë në Gostivar. 5 kandidat për pasardhës

Shkarkohet kryeshefi i policisë në Gostivar. 5 kandidat për pasardhës

6 janar-
Komandanti i Policisë në Gostivar tashmë një kohë të gjatë është vëzhguar dhe puna e tij nuk ka sjellur rezultate te mjaftueshme. Gjatë kësaj kohe kemi pasur shumë ankesa nga ana e qytetarëve të Gostivarit për punën e tij, dhe normalisht janë marre parasysh reagimet e tyre. E njejta vlen edhe për shefin e policisë në fshatin Çegran Ibrahim Jashari. Ministria e Punëve të Brendëshme i ka marrë parsysh sugjerimet tona dhe solli vendim per shkarkim me të vetmin qëllim për përmirësimin e punës së Policisë në këtë qytet dhe normalisht duke rifreskuar dy postet me kuadër të ri në rritjen e efikasitetit në teren”, deklaroi Shefik Bajrami për televizionin Koha

Eshtë shkarkuar nga detyra shefi i policisë së Gostivarit, Shuvail Dalipi, bëri të ditur MPB përmes një komunikate për media. Shefi i policisë u shkarkua me urdhër të ministres së MPB-së, Gordana Jankullovska, ndërsa detyrën e tij deri në emërimin e ri do ta kryejë zëvendës-shefi Pavle Serafimovski. Ndryshimet kanë përfshirë edhe njësinë policore të çegranit, ku është shkarkuar shefi i deritanishëm Ibrahim Jashari dhe në vend të tij është emëruar Gazi Abdurrahimi. Shefi i ri i policisë së Gostivarit do të zgjidhet pasi që ministrja e brendshme do të jap tre propozime tek këshilli i komunës së Gostivarit. Në rast se këshilli nuk do të deklarohet për asnjë kandidat, atëherë do të pasojë përsëritja e procedurës. Shefi i deritanishëm Dalipi ka qenë në detyrë për tre vite, edhe pse ai nuk kishte marrë mbështetjen e këshillit komunal. Ai në shumë raste ka qenë në shënjestër të kritikave nga ana e komunës së Gostivarit. Në ndërkohë kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, Shefik Bajrami, në një prononcim telefonik për televizionin Koha, tha se një kohë të gjatë është mbikqyrur puna e kryeshefit të Policisë në Gostivar. “Komandanti i Policisë në Gostivar tashmë një kohë të gjatë është vëzhguar dhe puna e tij nuk ka sjellur rezultate te mjaftueshme. Gjatë kësaj kohe kemi pasur shumë ankesa nga ana e qytetarëve të Gostivarit për punën e tij, dhe normalisht janë marre parasysh reagimet e tyre. E njejta vlen edhe për shefin e policisë në fshatin Çegran Ibrahim Jashari. Ministria e Punëve të Brendëshme i ka marrë parsysh sugjerimet tona dhe solli vendim per shkarkim me të vetmin qëllim për përmirësimin e punës së Policisë në këtë qytet dhe normalisht duke rifreskuar dy postet me kuadër të ri në rritjen e efikasitetit në teren”, deklaroi Shefik Bajrami për televizionin Koha.Ai tha se më pas Ministria e Punëve të Brendëshme do të propozojë tre kandidat për shef të këtyre stacioneve në këshillin komunal të Gostivarit. Ndërkohë, burime zyrtare për televizionin Koha kanë bërë të ditur se në garë për postin e shefit të policisë në Gostivar janë 5 kandidat. Pritet që të hapet konkurs për këtë post, dhe më pas kandidatët të parashtrojnë kandidaturat dhe CV e tyre dhe në bazë të bekraundeve të tyre do të propozohen kandidatët në këshillin komunal të Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *