Home / Sport / Shkëndija javën e ardhshme në Antali

Shkëndija javën e ardhshme në Antali

‘T’ju them të drejtën mezi presim që të udhëtojmë për në Antali, për tu larguar nga ky malltretim që po përjetojmë nga mungesa e kushteve këtu në Tetovë. Tempereaturat e ulta dhe prania e borës nuk na japin shumë hapsirë për të realizuar në përpikmëri fazën përgatitore, mirëpo ne më së paku mund të ndryshojmë diçka në këtë drejtim. Po tentojmë që të nxjerim maksimumin nga kjo që kemi, ndërsa shpresojmë që në Antali të kompensojmë gjithë atë që s’kemi mundur ta arrijmë këtu’, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Nexhat Shabani.

Kampionët aktual të vendin vazhdojnë përgatitjet e tyre në Tetovë, ku realisht kushtet për punë ditët e fundit janë vështirësuar. Bora e pranishme dhe temperaturat e ulta bëjnë që thuajse mos të egzistojë teren adekuat për punë, mirëpo stafi teknik së bashku me futbollistët po tentojnë që përmes improvizimeve të ndryshme të realizojnë plan-programin e hartuar për këtë fazë. Mirëpo ajo që mund të kuptohet që në kontakt të parë me futbollistët e Shkëndijës, është se të gjithë mezi presin të shkojnë në Antali, ku Shkëndija do të realizojë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. ‘T’ju them të drejtën mezi presim që të udhëtojmë për në Antali, për tu larguar nga ky malltretim që po përjetojmë nga mungesa e kushteve këtu në Tetovë. Tempereaturat e ulta dhe prania e borës nuk na japin shumë hapsirë për të realizuar në përpikmëri fazën përgatitore, mirëpo ne më së paku mund të ndryshojmë diçka në këtë drejtim. Po tentojmë që të nxjerim maksimumin nga kjo që kemi, ndërsa shpresojmë që në Antali të kompensojmë gjithë atë që s’kemi mundur ta arrijmë këtu’, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Nexhat Shabani, i cili megjithatë është i kënaqur nga rrjedha e përgatitjeve. ‘Thash më lartë se kushtet na kanë pezulluar shumë, mirëpo sa i përket asaj që kemi punuar në bazë të maksimumit tonë, mund të jem i kënaqur. Futbollistët me sukses po tejkalojnë të gjithë sfidat që kanë përpara dhe kjo më bën të jem i kënaqur. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë rritëm këto ditë, ndërsa më pas në Antali do të jetë më lehtë. Gjithsesi deri tani më shumë kemi arritur në akumulmin e forcës fizike dhe kondicionit, ndëra tani kur do të vijë në rradhë puna me top, sigurisht është mirë që do largohemi nga Tetova dhe do jemi në një vend ku terenet janë të shkëlqyeshme për punë’, sqaroi Shabani. Sa i përket fondit të futbollistëve, Shkëndija deri tani ka angazhuar vetëm Kemal Allomeroviqin, ndërsa edhe përkundër spekulimeve për të tjera risi, deri tani mungojnë aktivizime të reja në taborin e kampionëve të vendit. ‘Normal që në këtë drejtim nuk mund të jem i kënaqur, pasi pritja të përforcohemi si duhet, posaçërisht pasi nga ekipi u larguan Hasani dhe Kurtishi. U floën shumë emra, mirëpo deri tani asgjë nuk është konkretizuar. Fundi i afatit kalimtar po afrohet dhe na mbetet shumë pak kohë për të ndryshuar diçka. Nga kryesia mar premtime se janë duke punuar në këtë drejtim dhe shpresoj që deri në mbyllje të merkatos të kemi në dispozicion edhe ndonjë përforcim’, shtoi trajneri Shabani. Shkëndija deri në fund të javës do të vazhdojë të punojë në Tetovë, ndërsa më pas udhëton drejt Turqisë, ku në 12-të ditët e ardhshme do të vijojë përgatitjet në Antali ku edhe përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkohet arritja e formës optimale para vazhdimit të kampionatit, ku ‘kuqezinjtë’ nga pozita e tretë do të sulmojnë të arrijnë Vardarin në krye të renditjes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *