Home / Sport / Shkëndija të mërkurën shënon startin

Shkëndija të mërkurën shënon startin

Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Shkëndijës, të cilët për të mërkurën kanë paraparë startin e përgatitjeve dimërore.

‘Kuqezinjtë’ pritet që të paraqiten në grumbullimin e parë, ku do të definohen shumë gjëra rreth vazhdimit të kampionatit. Dihet se ekipi përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 8-të pikë më pak se lideri i renditjes Vardari, ndërsa pas ndeshjes së fundit me Sileksin, në ekip thuajse s’ka ndodhur asgjë, kuptohet nëse përjashtojmë transferimin e Ferhan Hasanit në rradhët e ekipit gjerman, Wolfsburgut, si dhe rrikthimin e Mensur Kurtishit në Austri. Në opinion është folur gjithçka, ndërsa deri tani asgjë nuk ka marrë konfirmim zyrtarë. U fol për një largim të mundshëm të Eminit drejt Koresë së Jugut dhe Sali-t për në Gjermani. Gjithashtu u përmendën shumë emra si përforcime të mundshme të Shkëndijës, përfshi këtu edhe Armend Alimin dhe Ertan Demirin. Mirëpo edhe këto mbesin në sferën e spekulimeve, pasi deri në këtë moment nuk është zyrtarizuar asnjë nga këto që përmendëm më lartë. Drejtuesit e Shkëndijës janë në lëvizje të vazhdueshme në kërkim të angazhimit të futbollistëve të rij, ndërsa në ndërkohë vazhduan bashkëpunimin me portierin Jovanovski dhe mesfushorin Peev. Për gjithçka tjetër do të mësohet të mërkurën pas mesditës, kur kampionët do ta kenë grumbullimin e parë dhe pak a shumë do të definojnë më shumë gjëra rreth të ardhmes. Dihet se ‘kuqezinjtë’ planifikojnë të angazhojnë disa përforcime, për të mbuluar shprastirat që u hapën me futbollistët e larguar, ndërsa pritet që ekipit t’i bashkohet një mesfushor i fundit, si ndihmë e Nebi Mustafit, i cili për momentin është i vetmi në këtë post, pas lëndimit të rëndë të Useinit. Si do që të jetë, kombinime ka shumë, spekulime sa të duash, ndërsa presim që së shpejti drejtuesit e Shkëndijës të dalin edhe me vendime konkrete rreth skuadrës së tyre. Shkëndija edhe në pranverë pretendon mos të dorëzohet nga lufta për titullin e kampionit, ndërsa që tani është në mesin e tre skuadrave më të mira që pritet të jenë pjesë e garave ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *