Home / Lajme / Maqedoni / Shoqëria civile në Maqedoni krah për krah me vetëvendosjen

Shoqëria civile në Maqedoni krah për krah me vetëvendosjen

13 janar-Kësaj nisme i janë bashkangjitur një numër i madh i organizatave nga Maqedonia, mes të cilave jane Këshilli i Organizatave Shqiptare, Shoqatat e Tifozëve Ballistët, Shoqata Illyricum Libertas, etj.

Qendra per Studim Kritikë Veprim Ish republikën jugollsave të Maqedonisë i informon të gjithë qytetarët shqiptarë të Maqedonisë se me datë 14 Janar, bëhet nisje e organizuar për në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, në përkrahje të protestës së organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE – NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS, PËR PRODHIME TË VENDIT – SERBIA NUK KALON. Kësaj nisme i janë bashkangjitur një numër i madh i organizatave nga Maqedonia, mes të cilave jane Këshilli i Organizatave Shqiptare, Shoqatat e Tifozëve Ballistët, Shoqata Illyricum Libertas, etj. Shoqatat civile kane caktuar edhe piknisjet dhe oraret per ne Kosove.Strugë – përpara Hotel Drinit ora 08:00
Kërçovë – qendër të qytetit ora 09:00
Gostivar – qendër të qytetit ora 09:40
Tetovë – qendër të qytetit ora 10:30
Shkup – Sheshi Skënderbe ora 12:00.
Kreu i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti garantoi sot se “protestat që do të organizohen duke filluar nga ora 13:00, do të jenë paqësore dhe tërësisht e padhunshme”.

“Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë. Asnjë protestues nuk do ta provokojë policinë. Besojmë dhe shpresojmë që as policia nuk do t’i provokojë protestuesit”, tha Kurti në konferencë për shtyp.

Më tej ai thekson se reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian.

“Shtetet e BE-së e njohin njëra-tjetrën dhe janë në mardhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tjetrën e megjithatë kanë marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha Kurti.

Sipas tij, protesta e 14 janarit nuk është kundër serbëve në përgjithësi, e serbëve në Kosovë në veçanti, por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *