Home / Sport / Shqipëria e dëshiron Agon Hysejnin

Shqipëria e dëshiron Agon Hysejnin

17 janar-Futbollisti shqiptar nuk ka mbetur pa u vërejtur as nga Federata shqiptare e Futbollit, e cila kërkon me ngulim që ai të paraqitet për U-15 e këtij vendi, mirëpo ai nuk ngutet për të ardhmen pasi ai posedon edhe pasaportë maqedonase. Sipas prindërve të Agonit, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai të angazhohet edhe për klubin futbollistik Shkëndija, pasi që dashuria për vendlindjen dhe për qytetin e Tetovës e bën të vetën.

Që në moshën shtatëvjeçare ekspertet e klubit FC Sion e ftojnë, Agon Husejnin, që të jetë pjesë e grupit që dallohet nga të tjerët. Kështu, ai deri në moshën 12 vjeçare është pjesë e kësaj përzgjedhje, ndërkohë që vitin e kaluar ai bëhet edhe pjesë e përfaqësues të kantonit Valisit.

Të njëjtin vit ai zgjidhet si njëri ndër talent më të dalluar tek Sioni dhe dërgohet në shkollën e futbollit “École sport-étude de Grone”. Këtu ai po zhvillohet profesionalisht ndërkohë që po garon në ligën e parë të Zvicrës për moshat U-14. Me këtë talent po punojnë trajner të njohur si Roger Meichtry (ndihmës trajner i U17 të Zvicrës) dhe privatisht punon me Teofile Tchakoumi strateg i njohur për të rinjtë në Bundesligen gjermane konkretisht në FC.Köln.

Futbollisti shqiptar nuk ka mbetur pa u vërejtur as nga Federata shqiptare e Futbollit, e cila kërkon me ngulim që ai të paraqitet për U-15 e këtij vendi, mirëpo ai nuk ngutet për të ardhmen pasi ai posedon edhe pasaportë maqedonase. Sipas prindërve të Agonit, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai të angazhohet edhe për klubin futbollistik Shkëndija, pasi që dashuria për vendlindjen dhe për qytetin e Tetovës e bën të vetën.

Tek ky klub ai zakonisht stërvitet kur vije në pushime tek trajnerët si Elbasani me pare dhe tani Bashkim Livoreka. Ndryshe, Agon Hysejni, fundvitin e 2011 ka qene i ftuar nga trajnerët e shkollës më te larte te futbollit gjerman “Dutschtehochschule für Füssball” për të marrë pjesë në një kamp me lojtar të zgjedhur të klubeve gjermane si Bajern Leverkusen, Shalke 04, Dortmund dhe FC Köln (U-15). Ne këtë kamp, tetovari është pëlqyer nga disa trajner, duke i thënë se presin nga ai që një ditë të bëhet lojtar shumë cilësor dhe i kërkuar. Te gjitha këto klube shprehen interesim që shqiptarin në të ardhmen ta angazhojnë në klubet e tyre. (Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *