Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtimi i rrymës kthen drunjtë

Shtrenjtimi i rrymës kthen drunjtë

12 janar-jë gjë të tillë e pohon edhe shitësi tjetër, Mexhit Abazi, sipas të cilit shitja e tyre vazhdon ende të jetë e lartë edhe në kulmin e sezonit dimërore. ”Është e vërtetë se tani kemi më shumë shitje. Qytetarët i janë kthyer sërish ngrohjes me dru, pasi që dihet se çmimi i energjisë elektrike është rritur dukshëm”, thotë Abazi.

Shtrenjtimi i rrymës elektrike ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin drurin për ngrohje. Në pamundësi për të paguar faturat e larta të rrymës, druri ngelet alternativë për ngrohje në amvisëritë tetovare. Në këto ditë të ftohta të dimrit ka shumë qytetarë të cilët vijnë dhe marrin nga një, dy, tre apo pesë metër kub dru për ngrohje. “Kur çmimi i rrymës elektrike ka shënuar rritje të dukshme dhe kjo ka bërë që qytetarët t’i kthehen mënyrës së vjetër të ngrohjes, asaj me dru. Tani shitja ka shënuar rritje pasi që qytetarëve u del më lirë ngrohja me dru se sa me ngrohje me rrymë elektrike”, thotë Nakil Emruli, një shitës i drunjve. Një gjë të tillë e pohon edhe shitësi tjetër, Mexhit Abazi, sipas të cilit shitja e tyre vazhdon ende të jetë e lartë edhe në kulmin e sezonit dimërore. ”Është e vërtetë se tani kemi më shumë shitje. Qytetarët i janë kthyer sërish ngrohjes me dru, pasi që dihet se çmimi i energjisë elektrike është rritur dukshëm”, thotë Abazi. Ndryshe, një metër kub dru në tregjet e Tetovës shitet për 45 euro, ndërsa me transport arrin deri në 50 euro. Sezoni i i shitjes së drunjëve si zakonisht është vera dhe vjeshta, por kushtet e vështira ekonomike edhe mos pasja e mundësisë që t`i blejnë me kohë dhe me çmim më të lirë, ka bërë që qytetarët edhe në këto ditë dimri të blejnë dru për ngrohje. Lulzimi, një qytetar i Tetovës, shprehet se deri më tani nuk ka përdorur shumë drurin, mirëpo faturat e larta të energjisë elektrike dhe të derivateve të naftës, kanë bërë që të blejë dru për ngrohje për të dalë në krye në këtë dimër dhe në këtë kohë krizë financiare. Qytetarët gjithnjë e më shumë janë bërë të zëshëm ndaj rritjes së çmimeve të rrymës elektrike dhe derivateve të naftës, pasi që kjo ka bërë që ata t’i ndiejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e krizës ekonomike dhe financiare.(

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *