Home / Sport / Si Barcelona refuzoi Murinjon për Guardiolën ?

Si Barcelona refuzoi Murinjon për Guardiolën ?

Zhoze Murinjo do të ishte trajneri i Barcelonës, po të mos ishte për arrogancën, agresivitetin dhe pamundësinë e tij për të dëgjuar të tjerët. “Special One” u injorua nga katalanasit pas një interviste pune në vitin 2008, ndërsa u zgjodh “fillestari” Pep Guardiola.

Një libër i ri që titullohet “Barça: ndërtimi i skuadrës më të mirë në botë”, tregon se si Murinjo ishte shumë pranë katalanasve, por nuk arriti të bindte zëvendëspresidentin Mark Ingla dhe drejtorin teknik Çiki Begirishtain.

Ingla tregon: “Që nga janari i vitit 2008, na e propozoi menaxheri i tij i cili na tha se ai e njihte klubin dhe ishte i përgatitur. Çiki dhe unë zgjodhëm Lisbonën për një takim sekret”.

“Kur e menduam si opsion, e dinim që kishim të bënim me stilin Murinjo. Unë i thashë: ‘Zhoze, problemi që kemi ne është se ti e shtyn shumë median. Ka shumë agresivitet. Trajneri është imazhi i klubit, nuk mund të ndezësh zjarre menjëherë, kjo është kundër stilit tonë’. Përgjigja e tij ishte: ‘E di, ky është stili im. Unë nuk do të ndryshoj’. Ai e dinte që ishte Numri 1 dhe nuk dëgjonte askënd”.

Zëvendëspresidenti i atëhershëm, Ferran Soriano, tregon se çfarë ka ndodhur pas këtij takimi. “Ingla dhe Begirishtain kaluan tre orë me të, të dy më thanë që nuk ishte njeriu që bën për ne. Mark tha se Murinjo foli për 90% të kohës dhe nuk dëgjoi. Ai më tha: ‘Thjesht nuk më pëlqen’”.

Katalanasit donin Murinjon, por Barça vendosi të takohej me Guardiolën që asokohe ishte trajner i ekipit të dytë. “Në fund të bisedës me ne, Pep tha: ‘Pse nuk merrni Murinjon? Do ta kishit më të lehtë’. Iu përgjigja: ‘Jo, ka disa kritere të cilat ai person nuk i përmbush dhe një nga ato është sjellja. Ai është totalisht i papërshtatshëm për ne’”, tregon Ingla.

Të gjitha këto ekstrakte nga libri janë publikuar nga gazeta britanike “The Sun”, e cila do të vazhdojë të publikojë ngjarje nga jeta katalanase edhe në ditët në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *