Home / Lajme / Maqedoni / Sot vendoset gurthemeli i Sheshit Skënderbeu

Sot vendoset gurthemeli i Sheshit Skënderbeu

17 janar-Data e sotme 17 janar, përkon me përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, ku në monumentin e tij do të vendosen lule të freskëta, 30 vjetorin e rënies së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës si dhe 30 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës që njihet si themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këshilli Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë sot do të realizojë aktivitetin e parë, respektivisht zyrtarisht do të vendoset gur-themeli i Sheshit Skënderbeu në Shkup.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, ministra, deputetë dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Data e sotme 17 janar, përkon me përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, ku në monumentin e tij do të vendosen lule të freskëta, 30 vjetorin e rënies së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës si dhe 30 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës që njihet si themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *