Home / Sport / “Special One” – Humbja, tifozet madrilene te irrituar: Mourinho largohu!

“Special One” – Humbja, tifozet madrilene te irrituar: Mourinho largohu!

Tifozet e Realit te Madridit kerkojne largimin e Jose Mourinho. Humbja ne El Clasico ka irrituar pa mase tifozet madrilene, te cilet shohin te zgjedhjet e teknikut portugez arsyen kryesore te disfates ndaj katalanasve. Gazetaret kane zhvilluar pas ndeshjes disa intervista me tifoze qe largoheshin nga stadiumi dhe sipas tyre, shkaktari i vetem i disfates eshte Murinjo.

Ne intervistat video qe shfaqen ne faqen online te gazetes “Marca”, thuajse te gjithe sulmojne teknikun. “Ky eshte nje turp, Murinho largohu”, “Faji eshte i trajnerit”, “Problemi nuk eshte Barcelona, eshte Reali i Madridit, menyra si luan tani”, ishin disa prej frazave me te degjuara mes njerezve qe largoheshin te zhgenjyer nga stadiumi.

Murinho: Humbja eshte faji im
Nga ana tjeter trajneri i Realit te Madridit, Jose Mourinho, ka fajesuar veten per humbjen ndaj Barcelones ne El Clasicon e cerekfinaleve te Kupes se Mbretit. Permbysja e Barcelones ne pjesen e dyte solli acarimin e tifozeve te Realit, te cilet vershellyen ekipin e tyre pas perfundimit te sfides. Por Murinho nuk i ka dhene rendesi kesaj ngjarje.

“Une e kuptoj gjithmone (ate qe ndodh ne turme) por nuk i degjoj kurre, para apo pas (ndeshjes)”, ishin fjalet e teknikut portugez. Pergjegjesia eshte e imja, sidomos kur ekipi im mundet. Fitorja ka shume prinder, humbja ka vetem nje. Kam qene per nje kohe te gjate ne futboll dhe e kuptoj kete. Ne festuam te gjithe bashke per fitoren e Kupes se Mbretit, por une jam babai i vetem i humbjes”, deklaroi Special One.

“Ronaldo? Sipas kendveshtrimit tim, ai ishte lojtari me i mire ne fushen e lojes per ekipin tone. Sfida mbetet ende e hapur por eshte e veshtire, per te mos thene shume e veshtire”, deklaroi Murinjo pas perfundimit te takimit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *