Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Edhe krahas krizës pensionet nuk do të ulen dhe me kohë do të paguhen

Stavreski: Edhe krahas krizës pensionet nuk do të ulen dhe me kohë do të paguhen

10 janar-Në lidhje me numrin e llogarive të bllokuara të firmave në Maqedoni theksoi se së shpejti do të sillet zgjidhje sistematike me të cilën do të bëhet klasifikim me të cilën do të eliminohen firmat të cilat me vite të tëra qëndrojnë joaktive dhe nuk parashtrojnë raporte edhe pse janë të obliguar sipas ligjit.

Pensionistët mund të jenë të sigurt se pensionet në Republikën e Maqedonisë edhe më tej do t’i marrin në kohë dhe nuk do të ulen.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski në një përgjigje të pyetjes pas ndarjes së vendimeve në kuadër të projektit E-regjistrimi në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë.

“Për dallim prej kësaj që po ndodh në vendet tjera, ne do të këmbëngulim atëherë kur kriza do të qetësohet, ndërsa kjo presim që të ndodh deri në fund të vitit 2012, të sjellim vendime për rritje graduale të pensioneve, ashtu siç është premtuar në Programin e Qeverisë”, tha Stavreski.

Në lidhje me numrin e llogarive të bllokuara të firmave në Maqedoni theksoi se së shpejti do të sillet zgjidhje sistematike me të cilën do të bëhet klasifikim me të cilën do të eliminohen firmat të cilat me vite të tëra qëndrojnë joaktive dhe nuk parashtrojnë raporte edhe pse janë të obliguar sipas ligjit.

“Një pjesë e madhe e firmave të cilat janë me llogari të bllokuara praktikisht janë edhe joaktive. Do të zbatohen masa në lidhje me firmat të cilat me vite qëndrojnë joaktiv dhe nuk kanë të punësuar, madje disa as nuk parashtrojnë raporte të rregullta. Do t’i ndajmë firmat nëse janë aktiv ose jo dhe nëse parashtrojnë raporte. Do të jenë të detyruar sipas ligjit të parashtrojnë raporte, ndërsa përderisa nuk e bëjnë këtë do të shlyhen nga regjistri”, tha Stavreski.

Përderisa, dikush dëshiron të ketë firmë joaktive, por njëkohësisht i mbron detyrat ligjore për parashtrim të raporteve do të mund ta bëjë këtë, ndoshta me kompensim të caktuar, shtoi zëvendëskryeministri

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *